
Syte e tij kerkonin ndihme. Une nuk e shpetova dot nga vdekja.
Dikur, kur flitej per vdekjen, kisha shume ankth. Me shfaqej si nje lloj frike qe nuk e shpjegoj dot. Dicka e cuditshme nje fare menyre. Mund te them qe kam qene femije shume kurioz. Edhe pse mund te kete qene e frikshme, kam zgjedhur te guxoj ne jete duke dashur te bej “dicka me shume”. (Akoma keshtu jam.)
Fillova studimet ne degen time te preferuar. Ndryshova profilizimin nga gjimnazi. Prej degeve shkencore kalova ne ato shoqerore. Sigurisht qe pershtatja ishte e veshtire, sidomos fillimi. Por u ambjentova dhe fillova te dashurohem. Sigurisht qe me degen e studimeve e kam fjalen. Studioja psikologji! Endrren e shume studenteve te tjere ?.
Sigurisht qe jepja maksimumin tim, dhe kjo me beri te njoh shume njerez. U miqesova me disa profesioniste qe benin pune te jashtezakonshme. Keshtu me ofruan edhe mundesi te mira praktike…. Njera prej tyre ishte edhe puna me femije qe vuanin nga semundje termimale. (Semundjet terminale jane semundjet vdekjeprurese.)
Kjo nuk ishte nje kenaqesi, por nje rast i mire per mua se si te behem e forte dhe njeri i mire ne jete.
Mu referua rasti i nje 9 vjecari qe vuante nga tuberkulozi. Dicka qe lidhej me gjenetiken sepse edhe babai i kishte vdekur nga kjo semundje. Kishte 6 muaj i shtruar ne spital dhe nese e shikoje me sy ishte shume i dobet. Ishte zverdhur komplet dhe fytyra i kishte marre nje ngjyre te zymte. Damaret i dalloheshin lehte neper lekure, syte e tij i kishte me rrathe te zi. Qendronte i shtrire ne krevat dhe dukej i lodhur.. Ishte i lodhur nga ilacet, injeksionet, apo terapite e pafundme qe i beheshin ne perpjekje per ti shpetuar jeten…
Doktoret thonin qe kishte edhe pak kohe jete.
Te pakten keshtu kishin raportuar mjeket e repartit. Infermierja e tij me kishte informuar qe nga dita ne dite pritej qe te merrte frymemarrjen e fundit. Isha e pergatitur shpirterisht edhe une, edhe pse ndoshta nuk e kuptoja shume mire se si do ndodhte. Qendroja ne dhome me te, cdo pasdite nje deri ne dy ore. Flisnim seriozisht per gjera te rendesishme. Me shpjegonte fakte rreth semundjes se tij. Ishte kaq i zgjuar..
Nje pasdite me tregoi per humbjen e babit. E kishte prekur shume. Sigurisht sic mund te ndodhe me te gjithe. Kur e pyeta se per cfare ishte merzitur me shume me tha : Ishte njeri i mire, dhe zoti gjithe njerezit e mire i ben engjej.
I thash se edhe ai do behej engjell.
Nuk shfaqte aspak frike. E cuditshme. Ai ishte 9 vjec, vuante nga nje semundje vdekjeprurese, dhe nuk shfaqte gjurme frike. Shpesh ndihej i vetmuar. E gjeja duke qare edhe pse mundohej te fshihej. Ai ishte njeriu pa njeri. Babai i kishte vdekur. Nenen nuk e njihte sepse i kishte braktidur kur ky ishte 1 vjec e gjysme. Familja e tij ishin infermieret dhe psikologia. Valle perse disa njerez zoti i ka sjelle ne jete vetem per te vuajtutr.
Ishte fund prilli.
Kisha bere 4 muaj qe e njihja shokun tim fatkeq. Me therriste nga dritarja gjithmone : shoqeee erdhe ?. Ishte ndenje e cuditshme te shikoje nje njeri qe shuhej dita – dites. Ishte akoma i pa dale ne jete. As femijeria e tij nuk kishte dite te bukura si cdo femije do deshironte.
Ate dite hyra ne oborr te godines si cdo dite tjeter. Ngrita koken dhe pashe nga dritarja e tij. Nuk ishte. Kisha shume ide. Mendova se mos flinte. Ose mund te ishte duke lexuar. Mbase ishte harruar duke pare televizor. Cfare nuk mendoja duke ngjitur shkallet.. Kur hyra tek dera………..
Sikur mos te isha ne ate moment.
Ishte ne krevat. Dy infermieret dhe psikologia ishin prane tij. Njera i mbante koken tek gjoksi, tjetra i ferkonte doren. Degjova psikologen qe i thoshte frazen e terapise se vdekjes. Dy infermieret ishin zhytur nga lot ne heshtje. U trishtova. Ate dite do dilnim te mblidhnim lule ne kopesht. U afrova prane krevatit. E pashe dhe i qesha. ( Vura buzen me gaz dhe duke i mbajtur fyryren me duar i thashe : Njerezit e mire i ben zoti engjej..)
Me kishte ngulur syte. Kishte nje perde lotesh neper to. Me dukej sikur kerkonte ndihme. Sikunder cdo here, ate dite ai kishte frike.. Kishte frike se po vdiste. Duke me shikuar ne sy, ai mbylli qepallat dhe… iku.
Me mire qe ndodhi ashtu. Te pakten nuk do vuante me…Edhe ashtu une nuk e ndihmoja dot. Thjesht mundohesha ti zbutja dhimbjen, asgje me shume.
Ai iku pergjithmone.