
Ndikimi i paragjykimeve ne jeten tone. Si duhet te sillemi ndaj tyre?
Mbase ndonjeri nga ne edhe eshte mesuar me paragjykimet. Ndaj nuk i bejne me pershtypje dhe qendrojne te heshtur. Mendoj se e dini historine e ciftit me gomar. Nese jo po jua tregoj shkurtimisht.
- Ishin nje here e nje kohe nje cift. Ata moren gomarin per te dale ne pazar. Rruges u lodhen duke ecur dhe hypen te dy mbi gomar. Ne rruge pane njerez te ndryshem. Te cilet edhe nisen te komentonin faktin qe ata qendronin mbi gomar. Heren e pare ata degjuan frazen : “Sa njerez te keqinj. Dy veta mbi gomar.” Keshtu qe ata u ndien keq dhe vendosen njjeri te zbrese prej gomarit. Meqe gruaja ishte pak me e re zbriti ajo. Nderkohe qe pane njerez te tjere ne rruge. I shikonin cuditshem. E kete here degjuan frazen. “Sa i paedukate, vete mbi gomar, gruaja ne kembe.”
- Keshtu qe burri i gjore u turperua. Zbriti nga gomari dhe vendosi gruan ne te. Por pa kaluar shume rruge degjuan tek thonin : “Qenka me gomar se gomari, vete ne kembe, gruan mbi gomar.” I nervozuar burri i thote gruas – “Zbrit nga gomari, sdua te degjoj me asgje. Do ecim ne kembe”. Dhe ashtu bene ne fakt. Por fatkqesisht kishte akoma per te degjuar. Dikush nen ze tha: “Mbajne gomarin per dore dhe vete ecin ne kembe. Njerez pa mend.“
Ndikimi i paragjykimeve ne jeten tone.
Besoj e kuptuat edhe fabulen. Cfaredo qe te bejme, gjithmone te tjeret do te kene dicka per te thene. Mjafton qe ta marrim me sportivitet. Ne fund te fundit ne jetojme jeten per vete jo per te tjeret. Nese burri dhe gruaja e historise ndryshonin sjellje sa here degjonin fjale, kjo nuk e ben te mireqene faktin qe duhet te pershtatesh ne cdo situate. Perkundrazi, duhet te bejme cfare eshte me e drejte per ne.
Paragjykimet kane patur, dhe do vazhdojne te kene ndikim tek ne. Nuk jane asgje tjeter vecse nje mendim personal. Dikush i thote te bardhes e zeze. Por kjo nuk do te thote se eshte e zeze ne te vertete. Jo te gjithe mendojme njesoj. Kot nuk thone : “Nuk u bene kurre dy mendje bashke.” (Nese jane bere, njeri ka menduar per te miren e te dyve.”)
Si duhet te sillemi ndaj paragjykimeve?
Sigurisht qe me delikatese. Pa i prishur terezine vetes. A e dini se gjeneza e te gjitha semundjeve eshte tek emocionet? Keshtu qe beni mire te kujdeseni per veten. E pse duhet te ju interesoje se cfare mendojne apo thone te tjeret? Eshte bukur te jetojme jeten e ta shijojme ate me aq sa kemi mundesi. Fjalet dhe mendimet e te tjereve jane dicka dytesore. Ndaj edhe mesohuni te ju jepni rendesi gjerave aq sa kane.
Sado qe te ndryshoni sjellje, gjithmone do te jete dicka per tu diskutuar ndaj teje. Nese ke vendosur qellime ne jete, pervishju punes per tia arritur ata. Te jesh i bindur se edhe nese te perkrahin, nuk jane te kenaqur prej teje. Gjithcka duhet te bejme eshte te ndertojme me te dyja duart lumturine tone. Nuk ka kenaqesi me te madhe sesa te shtrihesh ne mbremje, dhe te mos kesh asgje per cfare te shqetesohesh!