
100% vaj natyral për rrezitje përftohet kur në vajin e përgatitur në shtëpi. Futni bimën dhe e lini të qëndrojë në mënyrë që të lirojë vajin e vet esencial.
Duke pasur parasysh që faktori i tij mbrojtës është rreth pesë, rekomandohet që të përdoret vetëm atëherë kur lëkura juaj të nxihet. Perkatësisht kur rrezet e diellit janë të dobëta.
Lëkura e lyer me këtë vaj, i cili bëhet nga :
- arrat e papjekura (të gjelbra),
- karota
- dhe vaji i ullirit
do të jetë e butë, delikate, e ushqyer dhe e mbrojtur, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 6,7 arra të gjelbra,
– një karotë e freskët e madhe apo dy të vogla,
– vaj ulliri.
Procedura
1. Arrat pritini në katër copa dhe futini në kavanoz
2. Karotën grijeni në rende dhe derdheni në vaj ulliri
3. Kavanozin lëreni të qëndrojë në diell rreth një muaj dhe here pas here tundeni
4. Kur të kalojë një muaj kullojeni përmbajtjen dhe vajin e përftuar hidheni në shishe.
Këshillë : Mund t’i përdorni edhe arrat të cilat tashmë gati janë pjekur, përkatësisht janë forcuar ashtu që thjeshtë t’i copëtoni me çekiç.
Nëse këtë vaj e ruani në vend të ftohtë dhe të errët, atëherë do të mund ta përdorni edhe vitin e ardhshëm.
Burimi : /Telegrafi/