Përzieni miellin, pluhurin e pjekjes, kripën në një tas të vogël.
Rrihni gjalpin dhe sheqerin në një tas të madh, rreth 5min.
Shtoni vezën, vaniljen dhe lëkurën e portokallit dhe vazhdoni t’i rrihni.
Përzieni miellin në tasin me gjalpin deri sa të bëhet masë uniforme e butë. E vendosni brumin në frigorifer për të paktën 4 orë ose gjithë natën.
Përzieni fiqtë me ujin dhe i zieni. I lini me kapak mbuluar deri sa fiqtë të kenë thithur gjithë ujin.
Merrni një nga copat e brumit dhe e vendosni mbi letrën e pjekjes ku keni vendosur miellin. E hapni në formë drejtkëndëshi dhe i hidhni me kujdes nga pak masën e fiqve. E mbështillni me vetë brumin dhe e vendosni në frigorifer deri sa të bëni dhe të tjerat.
I fusni në furrë për pjekje ne 200 grade per 25 minuta.
Pasi te jene pjekur lerini te ftohen pak qe ti prisni ne forma nese deshironi.