
Ragip Dragusha – Lulemali (Poezi)
Lulemali m’thuj njiherë,
pse prej fushës je largue?
Apo n’bjeshk’ fryn’ nji erë,
që nuk ka të krahasue?
Un’ e di se era jote,
prej së ‘largu kundêrmon,
n’at’ freski gëzimplote,
ku dashnia kurr s’shterron..
Lulefusha t’ka përzanë,
xhelozia ta ket’ mësue,
apo mendja ty t’ka thanë,
bjeshkët e nalta mos mi l’shue?
Lulemali hijerandë,
që gjithkush të ka zili.
Edhe n’shkam ti me xanë
nuk e kanë freskinë si ti..