
Përbërësit për 4 persona:
- 500 g gjoks pule
- 300 g salcë domatesh – jo me copa
- 150 g djathë Mozzarella
- 1 qepë e vogël
- pak miell
- gjethe borziloku
- kripë e piper sipas nevojës
- vaj ulliri
- 1 garuzhdë ujë të valuar
- një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi
Përgatitja:
1.Në fillim, përgatitim salcën:
Në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri. Skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.
2.Ndërkohë, përgatitim mishin:
Gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm. I lyejmë me miell, I skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta. I perziejme vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, I spërkasim me pak kripë. Ju shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri.
3.Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë. Gjethe borziloku të copëtuara me dorë. Pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.
4.Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperature 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe.