
Cfare nuk duhet te mungoje ne naten e nderrimit te viteve.
Nata e nderrimit te viteve planifikohet ne menyra te ndryshme. Disa preferojne te largohen nga shtepia. Ne ndonje restorant. Ne ndonje rezidence. Apo qofte edhe ne shtepine e miqve te tyre. Natyrisht qe te gjithe kane dicka ne mendje : Ta shijojne ne maksimum kete nate. Natyrishte qe ata qe zgjedhin restorantet e kane me te lehte kete gje. Pasi cdo gje eshte gati per ta.
Ne fakt shpesh mendojme cfare te bejme ndryshe ne kete nate. Ndaj edhe vendosem te u japim listen me gjerat qe sonte Nuk Duhet te mungojne.
-
Bredhi plot me drita.
Ndizni sa me shume drita neper dhome. Dritat shumengjyreshe do u japin nje kenaqesi te madhe. Bejeni shtepine tuaj te duket rrezellitese.
-
Vere.
Sigurisht qe sonte do jeni te gjithe sebashku. Do harroni per nje moment te gjitha problemet tuaja dhe do jeni te lumtur per njeri tjetrin. Nderkohe qe pritni te shtroni tavolinen, pini nganje gote vere. Flisni per sukseset dhe gjithcka u ka bere te lumtur kete vit. (Evitoni momentet qe u kane trishtuar.)
-
Mirenjohja.
Tregohuni mirenjohes per familjen tuaj. Nese nuk e beni shpesh , sonte bejeni! Tregojini familjareve tuaj sa me fat ndiheni per ta. Falenderoni per te mirat qe keni te gjithe sebashku.
-
Gjeli i detit.
Tradita e vitit te ri sigurisht qe mbetet gjeli i detit. Gatimi i tij ne menyren e duhur e ben akoma me te bukur tryezen. Do ishte mire qe ne shtepine tuaj te kishit gjelin e detit ne mes te tavolines.
Keto jane disa gjera qe nuk duhet te mungojne sonte. Mbi te gjitha urojme te jeni sa me te lumtur dhe te shendetshem. Sa per te tjerat jane thjeshte disa gjera qe mund ti zbehni me lumturine tuaj. Vlera e gjerave nuk eshte gjithmone materiale. Urojme qe te keni sa me shume arsye per te gezuar me njeri tjetrin.