
Cfare duhet te beni per te patur bark te sheshte.
Tani qe po vjen vera te gjithe duam te kemi bark te bukur. Mbi te gjitha te mos na dale keq ne bluzat e holla. Plus qe kush nuk do te donte nje bark te sheshte ne plazh? Per ta arritur kete eshte shume e thjeshte.
Ja cfare ju sugjerojme te beni :
Si fillim duhet te :
– Beni nje kontroll per te pare nese dicka ju ben alergji. Jo gjithmone stomaku ju fryhet sepse jeni te shendoshte. Ndodh qe fryerja vjen edhe prej ndonje ushqimi qe ben reaksion ne stomakun tuaj. Ju mund te mos e dini se dicka nuk ju ben mire, sepse keni vazhdimisht neps per te.
– Hani disa here ne dite por jo shume. Nese i lini vaktet pas dore kjo do ndikoje negativisht ne organizmin tuaj. Duke ngrene vec 1 here ne dite dhe me vrull, zorret do te lodhen duke punuar. Ndaj edhe si pasoje do te keni bark te fryre, dhe zorre qe dhembin.
– Shmangni stresin. Edhe nese jeni mbi-peshe mos u merzitni. Fakti qe jeni te shendoshte, duke u merzitur, nuk ju ben juve me te dobet. Ndihuni mire me trupin qe keni. Mbi te gjitha, duajeni ate.
– Beni vazhdimisht aerobi. Jane disa ushtrime qe i ndiqni live ne televizor, ose intenet. Nese deshironi te dukeni bukur, beni edhe ju sikur instruktoret. Nuk ju themi te beni shume ore, por 30 minuta ne mengjes do te ishin mjaftueshem.
Pervec se duhet te beni shume gjera, duhet edhe te Shmangni :
Mbi te gjitha duhet te shmangni zakone jo te shendetshme :
-Nuk duhet te konsumoni alkool dhe pije me gaz.
-Mos pini uje nderkohe qe po hani.
-Mos konsumoni ftuta menjehere pas vaktit te ushqimit.
-Nuk duhet te kombinoni mish me djathe, fasule dhe domate. Keto ushqime nuk bejne mire per zorret te ngrene sebashku.
-Ne darke mos e teproni me karbohidrate, djathera ose perime, qe shkaktojne fermentime intestinale. Per pasoje barku do ju rritet dhe ne mengjes do te ndiheni po njesoj te fryre.
-Mos kaperce vaktet. Normalja eshte te hash 4-5 here ne dite apo edhe 5-6 here. Nderkohe qe nese ben ndryshe nuk do te beje mire per shendetin. Nuk duhet te hahet rralle dhe shume.
Shmangni qendrimin ulur para kompjuterit. Nuk eshte aspak e shendetshme nese rrini gjate gjithe kohes dhe hani ushqime te paketuara. Detyrimisht ushqimi i konservuar do ju demtoje linjat. Ndaj perpiquni qe edhe qendrimin ulur ta huazoni me ushtrime praktike por edhe me ushqime te shendetshme.
Beni ushtrime te thjeshta pa shkuar ne palester.
Nese nuk pertoni sigurisht qe do e gjeni nje zgjidhje. Edhe nese jeni ne pune keni pak kohe sa te ushtroni trupin tuaj. Pastaj ne vend qe te zgjidhni makinen, zgjidhni te ecni. Edhe ne mengjes edhe ne mbremje ben shume mire per trupin qe te dilni ne ajer te paster. Aktiviteti fizik i rregullt iu ndihmon ne formimin e nje trupi te bukur dhe te shendetshem. Ushtrimet me litar, ecja, por edhe dieta e ekuilibruar ju ndihmojne ne zhdukjen e barkut te fryre. Kujdesuni cdo dite per trupin tuaj.