
Ndihma e shpejte ne rast aksidenti rrugor.
Si duhet te veprojme ne rast te nje aksidenti rrugor.
Aksidentet rrugore sa vijne e shtohen cdo dite. Dhe ne na duhet te dime si te veprojme ne raste te tilla. Si duhet te jepet ndihma e pare ne rast aksidenti rrugor. Ne te gjitha rastet e aksidenteve rrugore, kodi rrugor na detyron qe te nderhyjme. Cfare ne mundemi te bejme mund te shpetoje jeten e te aksidentuarit.
Kur te shohim se ka ndodhur nje aksident rrugor, duhet te ulim shpejtesine ndersa afrohemi ndaj makines se perfshire ne aksident. Gjeja e pare me e rendesishme eshte te njoftojme instancat perkatese per te nderhyre. (Ambulancen, policine).
Nese makina eshte e ndezur duhet te fikim kuadrin. Parandalojme keshtu rrezikun per zjarr. Ne menyre kategorike nuk duhet te lejojme askend te pije cigare prane automjetit. Nderkohe qe duhet te stabilizojme mire mjetin. Duhet ta veme ne ne frena dore.
Nxjerrja me urgjence e te aksidentuarit nga makina.
- Hiqni eventualisht kembet e viktimes nga pedali i gazit.
- Kaloni doren nen krahun me te afert dhe mbani mjekren e tij.
- Kaloni doren e lire nen krahun tjeter dhe kapeni ne parakrah ose ne rripin e tij.
- Rrotulloni bustin e tij drejt daljes duke ruajtur qafen.
- Terhiqeni viktimen nga mjeti duke e drejtuar dhe gjithnje duke i mbajtur koken.
- Shtrini viktimen ne toke ne nje zone te parrezikshme, duke siguruar mbajtjen e kokes dhe mjekrres.
- Vazhdoni me ekzaminimin e viktimes. (Nje person i dyte mund te ju ndihmoje fare mire ne zhvillimin e kesaj teknike. )
Dhenia e ndihmes :
Nese kerkohet ndihme, njoftoni ne varesi te situates. Sherbimin e emergjences, qendren shendetsore, apo nje ndihme te kualifikuar.
Mund te telefononi ne 112 per te njoftuar emergjencen ne te gjitha vendet e B.E. Ose telefononi ne 127 sherbimin e emergjences locale.
Shpjegoni me qartesi :
- Cfare ka ndodhur dhe cilat jane rreziqet.
- Cafre kerkohet nga sherbimi i emergjences.
- Ku ndodhet i aksidentuari dhe si paraqitet gjendja e tij.