
Evandro Malshi – Histori e vertete nga jeta (Shkrime te lira)
Atë natë hyra në shtëpi i trembur. Atë e gjeta tek qante… Kishte zënë vend diku aty tek qoshja e zakonshme e kuzhinës dhe ishte strukur… Me pa dhe uli kokën… Në të vërtetë u shtanga, s’po e kuptoja. Matesha të flisja por fjalët s’dilnin si çdo natë…
Vazhdimisht po ngrinte kokën edhe më shum’ për të më parë. Sikur mos të më kishte parë ndonjëherë. Treta një çast vështrimin, duke u larguar për të përqafuar “të 12-tën”, por ai u kollit për të sinjalizuar që do fliste. U ktheva :
-Mora një telefonatë…
-E çfarë? – i thashë me kureshtje.
-Kishte vdekur “i pazëvëndësueshmi”, miku im më i mirë…
Ishte një njeri i rrallë,më la,se mbajti premtimin e përjetësisë vllazërore. Vdic pa e parë, si s’munda ti jem’ pranë në çastet e fundit?!.. Tani mu verbuan sytë, as të vdekur s’do mund ta shoh…
Shtanga, një ndjenjë shtërnguese më tronditi kraharorin… Mimika e tij, levizjet që bente, fjalët që fliste me veten. Linin për të kuptuar një dashuri pambarimtare miqësie… Mjerohej çdo sekondë e më shumë. Po mundohesha ta inkurajoja disi por sa mora të flas ai mu kthye me kurriz…
Për këtë s’ngurrova për të vrenjtur fytyrën.
-Nuk gjehet ngushëllimi duke dëmtuar veten. E di që kujtimet të pushtojnë duke të sjellë lotët në faqet e tua duke i berë ato dhe më të zbehura sec janë. E di se si je ti tani. Të kuptoj më mirë se të gjithë, por kjo s’është zgjidhja e duhur.
“Lotët s’mund ta zëvëndësojnë një mik të vërtetë…” – ju drejtova si me gjendje shoku duke i rrahur supet.
Heshtje…
-Ai vdiq, unë qaj… Qaj për t’ju bashkuar atje ku tani prehet, për t’ja shtrënguar dorën si dikur… Qaj vetëm që të jem’ me të… Andaj, të lutem bir mos më gjyko… – më foli pa më parë.
Errësira më qëlloi e në vend më shndërroi në një memec.
Asgjë tjetër veçse… – U prehtë në paqe e pastë lënë bekimin.
…
….
…..
Evandro Malshi ✍️
?