
Salep i ngrohte. Perfitimet nga salepi dhe menyra e pergatitjes se tij.
Salepi eshte nje pije me origjine Turke. Nderkohe qe mbetet nder te preferuarat ne Shqiperi. Kjo pije ka shije ekzotike por mbi te gjitha ke edhe shume vlera shendetsore.
Kohe me pare iu eshte ofruar vetem perandoreve dhe vajzave te tij. Nderkohe qe pergatitej nga zhardhoket e orkideve. Ato laheshin, ziheshin, thaheshin e pastaj shtypeshin derisa te behen pluhur.
Ky pluhur u perdor per ti dhene shije edhe embelsirave te ndryshme. Si pije eshte me e pelqeyeshme te perdoret e nxehte per arsye se aroma eshte me provokuese. Keshillohet sidomos gjate periudhes qe po kaloni ftohje. Ja vlen te permendim edhe disa semundje qe sheron sic jane : ftohja, gripi, kolla, bronkiti. Keshillohet te perdoret edhe nga personat me varesi ndaj alkoolit. Do largoje deshiren per te abuzuar me sasine e tij.
Deshira per te provuar salepin nuk duhet te ju qoje ne Turqi. Po ju tregoj menyren per ta pergatitur vete ne shtepi.
Perberesit :
- 1 luge gjelle me pluhur salepi
- 2 gota qumesht
- 2 luge gjelle me sheqer
- pak kanelle. Mund te shtoni ne gote edhe copa arrash
Per ta pergatitur duhet te vendosni qumeshtin te zieje. Kur te jete duke valuar, shtoni sheqerin. Perziejeni mire qe te tretet teresisht. Pastaj shtoni masen e salepit. Do e perzieni derisa te mpikset, ose te trashet. Sherbejeni ne gota ose filxhan sipas deshires. Mund te hidhni edhe copa arrash neper te, dhe pak kanelle ne siperfaqe. Eshte gati qe ta shijoni.
Ju befte mire!!