Skip to content
Recete indiane. Pule me gjalp. Receta gatimi.

Perberesit :
- 100 gram gjalp
- 3-4 kofshe pule
- 5-6 thelpinj hudher
- 1 qepe e thate
- 1 kanace salce domateje
- piper i kuq, nje luge caji
- kripe, nje luge caji
- spec i kuq pikant, nje luge caji

Pergatitja :
- Si fillim veme kofshet e pules te ziejne vetem me uje.
- Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe skuqim hudhren.
- Presim ne copa te imeta, qepen dhe e hedhim aty.
- E leme qepen te karamelizohet.
- Pastaj shtojme kripen dhe erezat.
- Ne fund ka radhen salca e domatesh (e lengshme)
- I leme bashke produktet te valojne per 2-3 minuta.
- Marrim nje tepsi dhe vendosim ne te kofshet e pules.
- Siper tyre leshojme salcen qe pergatitem ne tigan.
- I veme ne pjekje me 180 grade per 20-25 min.
- Pastaj i heqim dhe i servirim. Mund ti konsumoni ashtu sikur jane, ose me oriz.
Ju befshin mire!