
Gjerat qe duhet te fshini nga facebook me patjeter.
Rrjetet sociale nuk jane gjithmone te sigurta. E sidomos nese behet fjale per dicka qe nuk eshte me personale. Ne momentin qe dickaje i beni share, te jeni te sigurte se mund te perfundoje kudo. Per te ruajtur sigurine tuaj perpiquni te mbani sekret disa gjera. E nese njeren nga gjerat e meposhtme e keni shperndare, fshijeni menjehere.
Ditelindja
Ditelindja eshte si nje kod qe perdoret shpesh. Mund ta veme si kod per kartene kreditit, per telefonin apo kasaforten. Nderkohe qe shpesh perdoret edhe si pasword per llogarite tuaja ne rrjete sociale. Nese ate e beni publike, me siguri qe nje haker e ka me te lehte te zbertheje kodet tuaja te sigurise.
Fshini disa miq qe jane kot.
Nuk mungojne rastet kur shtoni miq sa per numer. Kjo nuk eshte e keshillueshme. Ne facebook duhet te mbani vetem njerez me te cilit keni bashkeveprim. Fshini te gjithe ata qe nuk njihni. Ata mund te ju tyejne ju privatesine.
Fotografite e femijeve.
Problemi kryesor eshte vjedhja e fotografive dhe perdorimi i tyre per qellime perfitimi. Shpesh fotot e femijeve perdoren ne faqe pornografike. Plus qe e rrezikoni ate femije edhe nga pedofilet.Ne te ardhmen ai femije nuk do donte kurre te shihte veten si mos me keq ne facebookun tuaj. Kjo do e demtonte psikologjine e tij.
Shkolla ku dergoni femijen.
Ngacmimet seksuale ndaj femijeve jane rritur ndjeshem. Nese doni qe femija juaj te jete i sigurte, mos tregoni vendodhjen e tij. As mos postoni foto personale me miqte e tij ne shkolle.
Vendndodhja
Vendndodhja shperndahet lehtesisht nga telefonat android dhe iphone. Keshtu qe nese doni te jeni te sigurte fikeni ate aplikacion. Dikush qe eshte i interesuar mund te ju gjeje lehtesisht.
Shefin e punes.
Duhet te ndahen disa gjera. Nuk eshte e logjikshme te keni ne facebook shefin tuaj. Ai eshte nje person qe keni nje marredhenie zyrtare. Kurrsesi nuk eshte e logjikshme qe te shohe momentet tuaja personale. Disa gjera beni mire te mos i ndani me te.
Kur dhe ku do shkosh me pushime.
Grabitjet me te shumta ndodhin tek ata qe nisen per pushime. Kjo per arsye se hajdudi e din se ai qe niset per pushime ka para me vete. Kjo ben qe ata te vihen ne shenjester te paret.
Statusi i lidhjes
Lidhja nuk zgjat pergjithmone. Nese do ndaheni do lendoheni dyfish pasi te ndryshoni edhe statusin ne facebook. Zhgenjimi do perjetohet me shume.