
Abuzimi me ushqimet e pashëndetshme si ëmbëlsirat dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë lënë shenja, dhe tashmë është koha t’i hiqni.
Duhet punë dhe vullnet për të rrëzuar kilogramët e tepërt. Didomos nëse ju duhet të humbni dy kilogramët e fundit që ju bezdisin aq shumë.
Dieta e qumështit ka lindur nga nutricionistët portugezë dhe u përhap më pas në të gjithë botën. Bëhet fjalë për një regjim shumë strikt ku baza kryesore është qumështi shoqëruar me disa shtesa ushqimore si mishi i pulës, viçit, frutat dhe djathi.
Eshte ndryshe nga dietat e mëparshme , të cilat i kanë të përcaktuara çfarë do të konsumohet në vaktet respektive. Kjo dietë u jep mundësi ndjekësve të zgjedhin se në ç’moment të ditës të konsumojnë ushqimet e parashikuara në dietë.
Dieta ndërpritet pas një javë dhe mund ta rifilloni sipas dëshirës.
Dita e parë : 6 gota qumësht pa yndyrë
Dita e dytë : 4 gota qumësht + 2 fruta të stinës. ( Kombinoni një grusht qershi + 1 pjeshkë)
Ne diten e tretë : 2 gota qumësht + 1 mollë+ 1 banane + 50 gramë djathë të bardhë pa yndyrë
Dita e katërt : 4 gota qumësht + 1 mollë jeshile + 1 fileto pule të gatuar në zgarë pa kripë,
Dita e pestë : 2 gota qumësht + 2 pjeshka + 1 vezë e zier + një biftek i gatuar në zgarë me pak vaj ulliri
Ne diten e gjashte : 2 gota qumësht + 1 dardhë + 1 vezë e zier + 1 fileto pule e zier shoqëruar me pak djathë të bardhë dhe perime në zgarë
Dita e shtatë : 3 gota qumësht + 3 fruta të stinës që i zgjidhni sipas dëshirës
Dita e tetë : 2 gota qumësht + 10 kokrra qershi e luleshtrydhë + një bifket i gatuar në zgarë dhe 50 gr djathë 1 bardhë.