
Dreq! Qelbesh ne ere. Ik laj kembet.
Te gjithe e kemi bezdi faktin se munden te na marrin ere kembet. Ose me sakte, te gjithe i kemi neveri ata qe ju vjen era e kembeve. Nuk jane te pakte njerezit qe e kane kete problem. Madje eshte nje shqetesim i te dyja gjinive.Kjo gje ndodh me shume kur vrapojme per nje kohe te gjate. Kur jemi ne nje pune qe na duhet te rrime disa ore mbathur. Apo kur kjo ndodh thjeshte gjenetikisht. Edhe sikur zbathur te rrime, perseri do vije ere. Kjo si pasoje e disa gjeneve qe kemi marre nga dikush.
Pse kane ere kembet ??
Kjo ndodh per arsye se ne kembe kemi me shume se 250.000 gjendra te djersitjes. Por edhe sepse ne kembe djersitemi me shume se ne pjeset e tjera te trupit.
Brenda nje dite te vetme kemba mund te prodhoje me shume se gjysme litre djerse. Kjo vlen per ata qe jane ne levizje sigurisht. Sepse dikush qe eshte gjithe diten ne shtepi, normalisht qe nuk do te djersise. Aromen e shkaktojne bakteret e lekures tone, te cilat konsumojne djersen dhe leshojne aromen e forte. Arome e cila behet me te vertete e bezdisshme dhe e ndyre.
Fakti qe kemi baktere ne kembe eshte shume normale. I gjithe trupi yne ka bakteret e tija te nevojshme. Por kjo nuk do te thote se jemi te infektuar. Fale ketyre baktereve jetojme te shendetshem dhe pa infeksione.
Trupi jone eshte i paster nese djersin. Madje te gjitha pjeset e trupit djeresijne. Edhe duart. Por aroma e djerses se duarve nuk ndihet sepse ato jane te ekspozuara ne ajer dhe per pasoje era shuhet. Por ne kembe bakteret gjejne vend per tu stresuar, sepse jane te mbyllura. Keshtu qorapet behen cerdhe bakteresh dhe papastertish. Aroma e te cileve do jua e shpife.
Nese doni te shpetoni nga kjo sigurisht qe ka shume menyra.
Se pari :
Lajini kembet me uje dhe uthull. Raporti i lengjeve duhet te jete 2:1. Aroma e forte e uthulles do te neutralizoje aromen e kembeve. Mjafton ti shperlani perseri dhe era do largohet.
Se dyti :
Mbani ne kepuce gjate nates nje bustine caji. Ajo do akumuloje gjithe eren qe do kene kepucet. Per pasoje aroma e cajit do te perhapet neper kepuce. Keshtu kur ti vishni nuk do ndjeni me arome te keqe.
Se treti :
Hidhni puder bebi. Hidhni puder bebi ne qorap para se ti vishni. Ajo do jua mbaje kemben e thate dhe te bute. Edhe nese do te djersini, nuk do keni aspak arome te pakendshme.
Se katerti :
Spray per kembe. Mund ta gjeni ne cdo farmaci ose kozmetike.