Skip to content
Perberesit :
- 170 g miell
- 40 g miell per polenta
- gjysem bustine sode per tarta te kripura
- 40 ml vaj ulliri
- 60 ml qumesht
- gjysem luge e vogel kripe
- 1 limon
- 1 veze
- 50 g ullinj
- 2 luge me fara : susami, lini, luledielli etj.

Menyra e pergatitjes :
- Në një tas, përziejmë miellin me sodën, shtojmë vezën, miellin e polentës, kripën, lëkurën dhe lëngun e limonit, vajin, qumështin dhe ullinjtë.
- E punojmë masën me dorë derisa të përftojmë një brumë që nuk ngjit.
- E hapim në tavolinë mbi një letër pjekjeje dhe shpërndajmë sipër farat.
- E mbledhim role dhe e lyejmë sipër me farat e ndryshme, duke u përpjekur t’i ngjeshim ato te brumi.
- E mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë në frigorifer për 15 minuta dhe, ndërkohë, ndezim furrën në 170° C.
- E pjekim për 35-40 minuta, pastaj e presim rolenë në feta me trashësi 1 cm dhe më pas i vëmë në furrë edhe për 10 minuta të tjera, që të thahen.
- I ruajmë në kuti me kapak, prandaj mund të përgatiten edhe një ose dy ditë më parë.
Shijojini!!