
SALLATE ME FINOK :
Përbërësit:
- 400 gr finok
- 1 qepë e kuqe
- 1 portokall
- ½ tufë majdanoz
- 2-3 lugë gjelle uthull rrushi
- 1 lugë çaji mustardë
- 1 lugë kafeje mjaltë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
- Presim në shirita të hollë finokun dhe qepën.
- Lajmë mirë portokallin, e zhveshim atë nga lëkura dhe cipa e bardhë dhe më pas me një thikë të hollë shkëpusim filetot e portokallit nga membrana e hollë. Ruajmë lëngun që del nga portokalli e trazojmë atë me uthull, mustardë, mjaltë, vaj ulliri, kripë dhe piper.
- Këtë masë e shtojmë në tasin ku kemi vendosur finokun, qepën e kuqe dhe fetat e portokallit. Para se ta servirim e spërkasim sallatën me pak majdanoz.
TAVE ME FINOK DHE SALCE BASHAMEL
Perberesit :
- finok 1 kg,
- miell 3 lugë gjelle,
- gjalpë 3 lugë gjelle,
- qumësht 1 gotë e gjysmë uji,
- vezë 1 kokërr,
- djathë i thërrmuar 1 lugë gjelle,
- kripë e piper
Menyra e pergatitjes :
- Finoku pastrohet nga gjethet jeshile dhe fletët e jashtme të vjetra, zihet në ujë valuar me kripë, kullohet dhe pritet në feta, të cilat kalohen pak në tigan me gjalpë.
- Në tavën e lyer me gjalpe dhe të spërkatur me galetë të bluar shtohen finokët, sipër u hidhet piper,
- Mbulohen me një shtresë salcë beshamel, (Për salcën beshamel kaurdiset pak miell me gjalpe, hidhet qumësht, zihet sa të trashet, hidhet kripë dhe përzihet me një kokërr vezë.)
- Pastaj ju hidhet djathë i grirë, pak gjalpë dhe piqet.
- Tava piqet derisa të krijohet një kore në sipërfaqe, ndahet në copa dhe vendoset nëpër pjata.
SUPE ME FINOK
Përbërësit:
- bishtat e 1 qepe të njomë
- 1 kokërr finok
- 1 kokërr mesatare patate
- 4 preshë mesatarë (pjesa e bardhë, gati 20 cm kërcell)
- 2 thelpinj hudhra
- 1 litër lëng perimesh
- 100g pana
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë piper i zi
Përgatitja:
- Në një tenxhere të thellë nxehim vajin e ullirit dhe hedhim preshët e prerë në feta të holla. Më pas shtojmë finokun e prerë në copa të vogla dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë mirë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të ziejë në flakë të mesme. Duhet të kemi kujdes se mos digjet në fund.
- Më pas shtojmë patatet e prera në feta dhe e trazojmë. Pas 2-3 minutash shtojmë lëngun e perimeve dhe e mbulojmë sërish tenxheren me kapak. E lëmë të ziejë për gati 30 minuta derisa perimet të jenë zbutur.
- E heqim supën nga soba dhe e lëmë të ftohet dhe më pas e hedhim në mikser. E rregullojmë për kripë e piper të shtypur dhe e hedhim sërish për ta ngrohur në tenxhere. Pastaj hedhim panën.
- E shërbejmë me copa kubike buke të thekur, e zbukurojmë dhe aromatizojmë me disa fije fetish preshi të skuqura në gjalpë.