
Pjepri, 19 kalori ne 100 gr
I pasur ne elektrolite dhe vitamine C, plot me beta karroten dhe uje, ky eshte pjepri. Sa me e erret ngjyra e tij, aq me i ushqyeshem eshte ai. Vajzat qe hyjne ne moshen e pubertedit mund ta preferojne pjeprin per shendetin e lekures. Permbajtja e larte ne uje e pjeprit, i ruan femijet nga dehidratimi.
Boronicat, 57 kalori ne 100 gr
Thesar i ushqimit, boronicat. Jane nder armet me te fuqishme kunder stresit, infeksioneve, shperqendrimit dhe agjenteve kanceroz. Me nje nga antioksiduesit me te fuqishem, ato zene vend ne majen e listes se ushqimeve me force antioksiduese. Ngjyra blu e tyre eshte pergjegjese per forcimin e memories dhe shendetit te trurit. Boronicat mbeshtesin shqisen e shikimit gjithashtu. Parandalon shfaqjen e semundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene ne moshe te rritur.
Portokalli, 37 kalori ne 100 gr
Ky frut eshte burimi kryesor i vitamins C. Rendesi nga : mbyllja dhe sherimi i plageve, qetesimi i alergjive. Parandalimi i semundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemise. Portokalli, eshte burim shume i rendesishem edhe i acidit folik. Nje vitamine qe luan rol kyc ne formimin e AND-se sone dhe rruazave te kuqe. Portokallet ndihmojne shume femijet qe kane infeksione te mushkrive dhe azem.
Luleshtrydhet, 27 kalori ne 100 gr
Keto fruta te mrekullueshme me ngjyre te kuqe forcojne zemren, ulin rrezikun e kancerit. Permiresojne shikimin, parandalojne alergjite, dhe qetesojne dhimbjet. Luleshtrydhet jane plot me fibra dhe vitamine C. Ky frut eshte gjithashtu i shkelqyer per femijet para testeve apo provimeve, pasi forcon shume memorien e ngjarjeve te fundit. Mbrojtja kunder helikobakterit nje mikrob qe shkakton ulcer ne stomak.
Kajsite e thata, 158 kalori ne 100 gr
Kajsite e thata permbajne kalium, hekur, kalcium dhe beta karroten. Nese femijet kane ngerce te shpeshta, kajsite jane nje zgedhje ideale.
Kivi, 49 kalori ne 100 gr
Ky frut ben pjese ne familjen e manaferrave dhe farat e tij jane nga me te ushqyeshmet. Sipas nje konstatimi te Kolegjit Amerikan te Ushqimit, kivi renditet ne 27 frutat me te shendetshem per femijet, duke qendruar mbi mollet, bananet dhe pjeshket. 1 kivi ne dite, mund te korrigjoje nje demtim te nje sekuence te AND-se, e cila percjell informacionin gjenetik, nje demtim i cili mund te kete pasoja fatale. Femijet qe konsumojne kivi shpesh, vuajne shume me pak nga veshtiresia ne frymemarrje, kolla e nates dhe rrufa. Pra, shprehja “nje molle ne dite, doktorin e mban larg” sot eshte bere “nje kivi ne dite, doktorin e mban larg”.
Kos me fruta per mengjes nje vakt i kompletuar per femijet
- 150 ml kos natyral
- 2 luge te medha tershere
- 2 luge te vogla fara chia
- ½ kivi ose 3-4 luleshtrydhe te stines
- 2 kajsi te that ate prera ne copeza te vogla
- pak lekure portokalli te grire (portokall vendi)
- 2 luge te vogla arre kokosi te grire
- 1 arre te thermuar
- 1 luge te vogel mjalte ose 1luge recel boronice
Pergatitja:
- Perzieni kosin me tersheren dhe e lini gjithe naten ne frigorifer
- Ne mengjes i shtoni mjaltin dhe e perzieni qe te shkoje ne menyre te njetrajtshme. i shtoni gjithe perberesit e tjere dhe eshte gati.