
Receta gatimi – Tave me perime dhe djathe
Perberesit :
-
Speca jeshil dhe te kuq,(3-4 cope per secilin lloj)
-
Patellxhane (3 cope)
-
Kungull gjelle (2 cope)
-
Qep (3 cope)
-
Patate ( 1kg)
-
Domate (2-3 cope)
-
Rigon,krip,spec i bluar djeges
-
Djathe i bardhe (300 gr)
-
Djathe kackavall i grire (sipas preferences)
Pergatitja :
Si fillim te gjitha perimet duhet te lahen mire. Nderkohe qe nisim me pastrimin e specave nga farat, dhe grirja e tyre per se gjati ne rriska te trasha. Pastaj marrim nje patellxhane. E ndajme pergjysem (nese eshte i gjate) dhe e grijme ne rriska jo shume te holla. Qerojme patatet dhe i grijme ne rrathe. Qepen e grijme sa me holle ne feta te rrumbullaketa.
Nderkohe marrim nje tepsi dhe hedhim pak vaj. Shtrojme patatet te parat, pastaj qepen,pastaj patellxhanin dhe ne fund specin.
Siper specave me pas grijme ne rrathe sa me te holle edhe domaten. Shtojme krip dhe rigon bashke me specin djeges sa per shije dhe hedhim nje gote e gjysem uje.
I vendosim ne furre per nje ore deri ne 200grade.. Kur te dallojme se thuajse jane gati i heqim grijme djathin e bardhe siper. pas jo me shume se 5-6 minuta shtojme edhe djathin egrire kackavall. Keshtu e leme ne furre edhe per te pakten 10 minuta. (sasia e djathit sipas preferences)
Ky lloj ushqimi eshte shume i thjeshte ne pergatitje dhe permban shume vlera ushqyese. Nuk duhet te teprohet me perdorimin e vajit apo te djathit kackavall sigurisht. Mundet te pergatitet fare lehte edhe ne dimer. Jane te gjitha perime te cilat gjenden ne cdo stine. Tek shume receta gatimi, tave me perime mesohet te gatuhet ndryshe. Zgjidhni menyren me te shendetshme.