
Ja si te pergatisni ‘shurupin’ i cili do ju shpetoje nga gripi kete dimer.
Ky i ftofti siberian sikur na ka frikesuar pak. Po shikojme shifra alarmante te semuresh. Kemi frike, dhe eshte shume normale. Askush nuk do qe te perfundoje ne spital. Aq me shume, as te perfundojme te shtrire ne krevat me temperature. Mbase i keni provuar te gjitha medikamentet me radhe. Nuk do ju bejne efekt ne kete kohe. Ka shume viruse dhe nuk do shpetojme lehte.
Cfare mund te beni ju ne kete rast ? Te pergatitni vete shurupin i cili do ju shpetoje. Nuk ka shume shpenzime. Plus qe eshte e lehte ta beni ne shtepi. Dhe akoma shume me e rendesishme eshte se gjithcka eshte bio.
Perberesit :
- 2 portokalle
- 1 limon
- 1 liter vere
- 4 shkopinj kanelle
Pergatitja :
- Vereni veren te zieje ne nje tenxhere.
- Me nje qeruese patatesh qeroni limonin.
- Kur te kete zier vera hidhini lekuret e limonit.
- Priteni portokallin ne rriska. Shtojini tek vera.
- Pastaj ne fund hidhni edhe shkopinjte e kanelles.
- Lerini 3-4 minuta dhe hiqini.
- Fikeni zjarrin dhe kullojeni lengun.
- Pini 3 here ne dite nje filxhan caji.
- (Para se ta pini duhet te keni ngrene.)