
Fergese me perime. Receta gatimi.
Perberesit:
- 1 kokerr domate
- 2 speca
- 1 kokerr qepe
- 2 thelpinj hudher
- 500 gr gjize
- pak kos
- rigon, borzilok, kripe
Pergatitja:
- Qepen e grijme imet ne kube. E veme te skuqet me vaj ulliri. Grijme edhe dy spetat ne rrathe te imet. Dhe ua shtojme qepes. I leme derisa te nisin te skuqen.
- Grijme domatet imet. Ua shtojme dhe i leme te skuqen derisa te thahet lengu. Pastaj iu shtojme edhe hudhren e prere imet.
- Shtojme erezat.
- Ne nje ene perziejme gjizen me pak kos per ta holluar qe te behet nje mase homogjene.
- E hedhim ne tigan bashke me domatet dhe vazhdojme ti perziejme.
- I leme te skuqen tera bashke edhe per 5-6 minuta.
- Pastaj e fikim nga zjarri. E leme te ftohet dhe e sherbejme. I shtojme edhe nje luge vaj ulliri ne pjate e pak borzilok per arome.