
Cfare eshte Google Earth. Si te instaloj Google Earth ne kompjuter.
Tutoriale shqip
Google Earth eshte nje program qe instalohet ne kompjuter me ane te cilit mund te vizitojme boten.
Cfare nenkuptojme me “vizitojme boten” ?
Programi ne fjale na lejon te shkojme ne cdo cep te botes me nje klik. Fotografite 3D`te japin idene qe ke vizituar vendin me te vertete. Inxhinieret kane mundesuar fotografimin e qiellit, Henes dhe planetit Mars. Ne Shqiperi eshte mundesuar shetitja “me fotografi” nga Google Earth. Nese e afroni ikonen plotesisht, do vini re qe nga pamje satelitore do kaloni ne fotografi te rrugeve. Kjo u mundesua veren e 2016-tes.
Tani le te shikojme se si te shkarkojme Google Earth ne kompjuter ?
Vizitojme faqen zyrtare te Google Earth duke klikuar KETU. Ne faqen qe hapet zgjedhim opsionin “Download Google Earth“.
Hapi i radhes eshte te pranojme kushtet e perdorimit dhe te vazhdojme perpara. Sapo te zbrese programi, klikoni mbi te qe te filloje instalimi.
Security warning eshte “paralajmerimi” qe behet zakonisht kur duam te instalojme dicka ne kompjuter. Aty pyetemi nese duam te instalojme programin ne kompjuter. Gjithashtu tregohet edhe destinacioni ku do instalohet programi. Ne normalisht qe do pergjigjemi PO.
Pastaj fillon procesi perfundimtar. Instalimi behet automatikisht.
Pasi mbaron instalimi, programi hapet ne ekranin tone. Ne foton e meposhtme ju tregojme :
- Menyren si te kerkoni nje vend ne Google Earth.
- Si te masim nje distance
- Kalimin nga pamja e Tokes, ne Hene, Mars apo Qiell
Ka edhe shume opsione te tjera qe normalisht do ti zbuloni duke studiuar pak programin.
Nje nder opsionet e bukura te Google Earth eshte edhe “shetitja me fotogtafi” neper qytetet e Shqiperise (dhe te botes). Klikoni mbi + (shiko foton) qe te afrohet ikona vazhdimisht, ose me thjeshte beni ZOOM (zmadhimin e ikones) duke klikuar vazhdimisht mbi rrugen qe keni zgjedhur per te pare. Do vini re qe nga pamje satelitore ikona do shnderrohet si ne foto. Me miun tuaj mund te klikoni para ose mbrapa qe te ecni neper rruge.
Exit Street view eshte per te dale nga pamja me fotografi dhe te shkoni te ikona satelitore.