
Cila do ishte veshja ideale per naten e vitit te ri. Ja disa kombinime.
Mbremja e sotshme kerkon shume vemendje. Sidomos nga ana e zonjushave qe kerkojne te duken sharmante. Nuk duhet ta teprojme me make up apo me ngjyra. Duke qene se do jemi me familje apo me shoqeri duhet edhe nje veshje e pershtatshme. Mos zgjidhni fustana te shkurter. Do ndiheni ne siklet gjate mbremjes duke u kujdesur mos te dukeni keq.
Cila do ishte veshja ideale per naten e vitit te ri?
Ne vendosem te zgjedhim tendencat e stines. Te cilat jane te pershtatshme per sonte. Ja disa kombinime:
-
Ngjyra e kuqe
Ngjyra e kuqe sonte do u beje te jeni ne qender te vemendjes. Eshte ngjyra me klass per kete mbremje. Lehtesisht e kombinueshme edhe me aksesor te tjere. Kepuce ngjyre te zeze, apo cizme te gjata. Gjithcka shkon nemenyre perfekte.
-
Fustan i zi
Gjithmone ka vend per funstanin e zi. Asnjehere nuk do dukeni keq ne ngjyren e zeze. Aq me shume nese kombinimi i kepuces me bursetin do jete brenda se njejtes ngjyre. Zgjidhni kepucet e kuqe, te bardha ose floriri. Do jete kombinim perfekt.
-
Ngjyre Floriri
Njgyra me tendence e ketyre koheve. Si per kepucet edhe per fustanin floriri mbetet shik. Duke u pershtatur edhe me kohen, zgjidheni me krahe te gjate. Mund ta vishni me geta te zeza por edhe me ata ngjyre mishi. Kepucet, ua sugjerojme te zeza ose te kuqe.
-
Fustan i gjelbert
Sigurisht mbetet nje zgjedhje e gjetur. Do ndiheni komode me nje fustan te tille sikur ne foto. Aq me shume qe ngjyra eshte festive. Kombinohet lehtesisht me kepuce te zeza.
-
Pantallona
Pantallonat nuk dalin asnjehere nga moda. Jane lehtesisht te kombinueshme si me kepucet ashtu edhe me aksesoret shtese. Zgjidhni kepucet ngjyre te kuqe, te gjelber apo floriri. Ngjyrat tendence te kohes dhe mbremjes.
Keto ishin edhe sugjerimet tona. Eshte nata juaj prandaj behuni sharmante. Ekspozimi i shume hireve nuk u ben te dukeni bukur gjithmone. 🙂