
Ku mbetëm Shqipëri? – Evandro Malshi (Poezi)
“Ku mbetëm Shqipëri?”
Pse po dal kundra ?
Pse po e shaj shtetin ?
Ku mbetën atdhetarët ?
Kush na e ven’ rendin ?
Pse s’po i mbaj brenda ?
A thu po e koris veten ?
Pse s’po praj’ për kta kusarë?
Për kto që na kan’ shkatërru jetën?
Qe ta them un’ pse…
Se jam lodh’ me kta qorre sorra,
Mos u ngut,jo mos nge,
Se kem’ vet’ faj për votat tona…
Thojnë ka zgjidhje për çdo qështje,
Qështja jonë na ka ra n’heshtje…
Thojnë çdo vend ka përparësi brenda,
Po Shqipëria ka veç rrena…
Jo s’do jena kurr’ t’lumtur n’paqe,
Nëse shitna edhe jetojmë për sy e faqe …