
Gjerat me te cuditshme qe beni nderkohe qe jeni ne gjume.
Edhe pse thuhet se nderkohe qe flihet nuk behet asgje tjeter nuk eshte e vertete. Ne te vertete ekzistojne shume gjera qe behen nderkohe qe supozohet qe fleme. Mbeten shume sjellshme te cuditshme sesi behen ne gjume. E nderkohe qe duhet thene edhe se mund te jete dicka shume e rrezikshme. Le t’ju hedhim nje sy ketyre sjelljeve :
Qarkullimi neper shtepi.
Ne pergjithesi per keta njerez thuhet se gjoja flene me zanat. Dhe jane disa krijesa jo normale qe i bejne te ecin ne gjume. Por kjo nuk eshte aspak e vertete. Stresi, ankthi dhe shqetesimet, bejne qe te kete nje parehati gjate gjumit. Per pasoje ne fazen e trete te gjumit edhe fillohet ecja. Ne keto raste eshte shume e veshtire qe ti zgjojme keto persona. Ecja ne keto situata eshte shume e rrezikshme. Ajo shoqerohet : Renie nga shkallet. Mbytje ne uje. Rrezik nga kafshet agresore. etj,
E folura.
Zakonisht flasin ne gjume femijet qe nuk jane te qete. Kur ato vihen ne loje nga miqte gjate dites, ne mbremje do te perfundojne duke folur ne gjume. Fatmiresisht nuk kuptohen mire fjalet qe thuhen. Ne pergjithesi folja ne gjume, ndodh per shkak te nje ankthi. Deshira per ti thene dikujt disa gjera ne realitet, ben qe ti flisni ne gjume.
Mesazhet.
Eshte turperuese ti dergosh dikujt nje tekst nderkohe qe fle. Nuk ja ke idene se cfare shkruan dhe kujt i shkruan. Gjithsesi, ky rrezik edhe menjanohet nese telefonin nuk e mbani afer.
Ti japesh makines.
Keto jane burim i menjehershem aksidentesh. Dikush qe fle dhe i jep makines. Nuk jane te pakta rastet qe ndodhin. Ndodh shpesh si arsye e mbingarkeses me pune dhe truri nuk pushon asnjehere.
Qeshni me te madhe.
Zakonisht qeshni pas nje endrre te lezetshme.
Te gatuarit.
Nuk eshte per tu habitur qe te gjesh dike qe fle dhe skuq veze. Uria ne gjume shpesh ben qe dikush te ngrihet dhe te gatuaje nderkohe qe edhe fle. E me kete rast edhe pse eshte me symbyllur, ushqehet dhe kthehet ne krevat.
Shprehja e ndjenjave.
Deshira per te patur prane dike qe e ke ne mendje, ben qe te perqafosh fort ne gjume kedo qe mund te gjendet prane. Me kete rast fillon dhe shpreh edhe ndjenjat ndaj atij personi. Edhe nese behet fjale per gjera negative, prap se prap do te thuhen.
Qani.
Trishtimi qe keni nga dita qe keni kaluar, perkthehet ne lote gjate gjumit. Ndodh qe te shihni edhe ndonje enderr te frikshme dhe te shpertheni ne lote ne gjume.