
Embelsire e shijshme me pak perberes. Shije cokollate dhe luleshtrydhe.
Perberesit :
- 1 pakete me pluhur puding shije cokollate
- Gjysem litri qumesht
- 7-8 kokrra luleshtydhe
- Biskota me shijen tuaj te preferuar
- Shllak
Pergatitja :
Si fillim duhet te pergatisim kremin. Veme qumeshtin te zieje. Kur te jete gati duke valuar, merrnji nje filxhan prej tij. Bashkojeni me pluhurin e pudingut. Perziejeni mire masen. Dhe hidheni tek qumeshti. Perziejeni pa nderprerje, qe te mos ngjitet. Kur te jete bere nje mase kremoze, fikeni zjarrin.
Lereni masen qe te flohet pak.
Merrni gotat apo kupat ku doni ta beni embelsire. Lagini pak me uje dhe shkundini. Hidhni deri ne gjysmen e gotes masen e pergatitur. Copetoni pak biskota dhe hidhini siper. Pastaj pritni ne copa te vogla luleshtydhet. Verini siper biskotave.
Keshtu embelsiren e keni gati. Nese jeni duke e servirur hidhni edhe pak shllak ne siperfaqe.
JU BEFTE MIRE!