
Simita turke per mengjes. Receta gatimi tradicionale.
Perberesit :
- 1 gote qumesht te vaket
- 1 gote uje te vaket
- nje luge maja
- 2 luge gjelle sheqer
- nje luge caji kripe
- 1 gote vaj
- miell sa te duhet per tu bere brume i mpiksur
- 1 e verdhe veze edhe susam per ti lyer siper
Pergatitja :
Pergatitja eshte shume e thjeshte. Marrim nje ene te thelle dhe hedhim ujin, qumeshtin dhe vajin. I perziejme qe vaji te perhapet mire. (Mund te perdorni edhe gjalp ne kete rast).
Shtojme edhe sheqerin e kripen. Perzihen mire e mire nr menyre qe te tretet sheqeri. Pastaj shtojme edhe majane. Keshtu cdo gje eshte gati per te nisur me hedhjen e miellit.
Miell duhet aq sa te behet nje mase e trashe. E punojme me dore. Pastaj e bejme topa topa dhe i japim forme.
I vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj. Dhe te tera i lyejme me te kuqen e vezes. Susami perhapet neper tere simite.
Vihen ne pjekje me 170 grade per aq kohe sa te shohim se jane bere te kuqe. Pastaj i fikim dhe jane gati per konsumim. Do jene te shijshme nese i shoqeroni me caj apo me djathe.