
Si te c’instaloni programe nga kompjuteri juaj.
Tutoriale Shqip.
Kemi vene re se shume here kemi disa programe ne kompjuter te cilat as qe ia kemi idene se cfare jane. Shume here i instalojme per ti provuar se cfare jane por nuk dime se si ti heqim prape.
Ne kete artikull do mesojme :
- Si shkojme te paneli i kontrollit
- Ku ndodhet direktoria qe instalojme programet.
- Si te c’instalojme programet nga kompjuteri
Ne do te demostrojme me windows 7. Me miun shkojme te butoni Start ne krahune majte te ekranit. Ne krahun e djathte te tabeles qe eshte hapur shikojme fjalen Control Panel. Pra hapat jane shume te thjeshte. Shikoni fotografine.
Klikojme mbi te. Paneli i kontrollit hapet. Ne rastin tone na nevojitet destinacioni (direktoria) ku jane lista e programeve te instaluara. Ne zgjedhim opsionin “Uninstall a program”, c’instalo nje program
Pasi kemi zgjedhur opsionin qe thame me lart do shikojme ne menune qe do hapet, listen e gjithe programeve te instaluara ne kompjuterin tone.
Qe te fillojme proceduren te c’instalojme nje program te panevojeshem dhe te padeshirueshem. Ne rastin tone ne po zgjedhim per c’instalim programin “Foxit Reader“. Pasi kemi klikuar dy here radhazi mbi programin e padeshiruar, do hapet nje tabele. Programi na pyet nese duam me te vertete ta c’instalojme. Ne pergjigjemi YES, dmth po.
C’instalimi fillon.
Hapi i fundit. Programi qe sapo c’instaluam na pyet nese deshirojme te fshijme historikun pas perfundimit te instalimit. Ne normalisht qe do zgjedhim ‘YES‘. Keshtu te gjitha te dhenat e ketij programi do fshihen nga kompjuteri yne dhe hard disku (disku i ngurte) do kete nje hapesire me te madhe.
Kaq ishte.Programi u c’instalua me sukses. E njejta procedure ndiqet me cdo lloj programi qe kemi te instaluar ne kompjuter. Duhet patur kujdes gjate procedures qe te lexojme me kujdes tabelat qe na dalim. Aty jepen udhezime per hapat qe duhet te ndiqni.
Por ju mos u shqetesoni. Nese deshironi te beni dicka dhe nuk dini se si, mos ngurroni te na shkruani ne :
admin@sibehet.com
Ne do i japim zgjidhje problemit tuaj.