
Evandro Malshi : Pa ndrojtje (Poezi shqip)
Libri ‘Shtigjet e jetes’.
Pa ndrojtje
Shpirti i mbushur me brenga,
Mendja e pangopur mëkatare,
Mimika rrethuese ëngjëlli,
Fjalë që të godasin njëherësh…
Ç’je bërë kështu?!
Po vuan për pushtetin “e ndjerë” të meshkujve,
Dhe krevatët mbretërorë janë mërzitur me ty,
Era e qelbur e fshatares bishtpërdredhur ju ka pirë gjakun…
Pse vuan o qënie e llastuar?!
Pse sdo mjaftohesh ndonjëherë?!
Je mpirë nga ndjenjat e zymta,
Ti se di ç’ësht’ dashuria…
Dashuri do të thotë thjeshtësi e gjithanshme…
Ti të gjithanshme quan mendjemadhësinë dhe egon…