
E verteta e tekstit te kenges Zombie te grupit muzikor The Cranberries.
In your head they’re still fightin’
With their tanks and their bombs
And their bombs and their guns
In your head, in your head they are dyin’
Kenga ne fjale u be shume e famshme dhe per shume kohe ishte nje nga hitet e shumedegjuara. Ju kushtohet dymbedhjete vjecarit Tim Parry dhe te voglit tre vjecar Johnathan Ball qe ngelen te vrare ne nje atentat me bombe ne nje lagje te Anglise. Per here te pare u publikua zyrtarisht ne albumin “No Need To Argue“ ne vitin 1994. Por publiku e njohu si kenge fillimisht ne nje nga turnete qe grupi The Cranberries bente ne Angli. Qellimi ishte solidarizimi i njerezve dhe percjellja e mesazhit te paqes nepermjet kenges se tyre.
Keto jane nje pjese e vargjeve te kenges se njohur “Zombie” te kenduar nga grupi ” The Cranberries “. Kengetarja e ketij grupi Dolores Mary O’riordan mori shkas nga nje atentat me bombe, ku ngelen te vdekur dy femije. Atentati u be ne lagjen Warrington nga terroristet e IRA ( Irish Republican Army ).
Ne 20 mars te vitit 1993, IRA ( Irish Republican Army ) la dy bomba ne kazanet e mbeturinave ne nje lagje te Anglise. Bombat u vendosen ne nje zone te banuar. Bombat shperthyen duke lene edhe viktimat e tyre. 54 te plagosur dhe 2 te vdekur ishte bilanci tragjik i atyre shperthimeve. IRA nuk tregoi meshire.
Dymbedhjete vjecari Tim Parry dhe i vogli tre vjecar Johnathan Ball ishin dy viktimat. IRA normalisht qe nuk pranoi fajin. Deklaroi se fajtore ishte qeveria britanike.
Kjo per arsye se ata ishin paralajmeruar per bomba dhe ishin ne dijeni edhe te vendndodhjes. Sipas tyre qeveria britanike nuk u tregua e afte te c’aktivizoje keto bomba ne kohe. Nese do kishin qene te afte ata do ti kishin c’aktivizuar bombat dhe femijet do ishin te gjalle.
Arsyeja e vendosjes se ketyre bombave ishte per pavaresine e Irlandes nga Britania e Madhe. Vdekja e dy vogelusheve ishte humbje e madhe.