Skip to content
Përbërësit :
- 100 g Djathe te bardhe
- 1 Filxhan kafeje oriz
- Vaj
- Krip, piper te zi, pak piper te kuq
- 2 Veze
Përbërësit per petet :
- 3 Gota uji miell
- Pak uthull
- Pak vaj
- Krip
- Gjalp per tepsin dhe per petet
- Uje te vaket

Menyra e pergatitjes :
- Ne nje tenxhere hedhim uje e valojme pastaj hedhim orizin pak krip.
- E leme te zieje derisa te mbetet kokerr e forte.
- Kur te jete gati nese ka uje kullojeni orizin.
- Hidheni prape ne tenxhere hidhni vezet, piperin, vaj, djathin dhe perziejeni.
- Ne nje tas hedhim te gjithe perberesit per petet.
- I gjeshim mire dhe leme brumin 1 ore pastaj i bejme pete.
- Lyejme mire nje tepesi me gjalpe veme nje pet e lyejme prape me gjalpe pastaj tjetren.
- Hedhim perbersit per byrekun, e mbyllim me nje pet tjeter nga lart dhe e lyejme me gjalpe.
- E pjekim ne 200 grade per 40-45 minuta.
- Pasi te piqet e presim ne porcione..
SHIJOJENI!