
Kush tha qe kolinozi perdoret vetem per te lare dhembet.
Ja cilet jane perdorimet e tij.
Te gjithe perpiqemi te gjejme marken me te mire te kolinozit per dhembet. Sepse eshte nder aleatet kryesor te shendetit te dhembeve. Por sot duam te ju tregojme edhe perdorime te tjera te tij. Ato nuk kane lidhje fare me pastertine e dhembeve. Hidhuni nje sy me poshte :
1-Pastron shkrimet ne mure.
Nese femijet tuaj kane shkruar neper mure, ju nuk keni pse i rilyeni ato. Mjafton te vini pak paste dhembesh ne nje lecke dhe ta ferkoni mire pjesen e shkruajtur. Njollat do te largohen menjehere. Gjithashtu mund te veproni ne kete menyre edhe per njollat e vajit apo bojes se flokeve.
2-Pastron atletet teresisht.
Atletet e bardha eshte e veshtire te qendrojne te tilla per shume kohe. Por ju nuk keni pse shqetesoheni per kete pjesen. Me paste dhembesh ju i beni atletet e bardha te shkelqejne. Vendosni pak kolinoz ne nje furce dhembesh dhe ferkojeni mire neper pjesen e ndotur apo te vjetersuar. Pas 2-3 minutash do te duken si te reja.
3-Largon shenjat e djegies.
Kur digjeni ne vaj apo ne objekte shume te nxehta, kolinozi ju vjen ne ndihme. Nuk e kam fjalen edhe per djegje te shkalles se rende sigurisht. Por nese digjeni nga vaji ju duhet te vini pak kolinoz mbi plage. Pas gjysem ore lajeni ate zone te vrare, dhe vini perseri kolinoz. Te nesermen nuk do keni asnje shenje djegieje.
4-Than barutin e shkrepeses.
Ne kuzhine ndodhin edhe incidente. Nese lagni pa dashje shkrepesen, hidhni kolinoz neper kuti. Pas 2 minutash fijet e shkrepeses do te jene thare. Mjafton ti fshini te gjithe fijet dhe do te ndizen lehtesisht perseri.
5-Zhduk njollat e stilolapsit nga mobiljet.
Tavolina e punes eshte objekti qe behet pis me shpejt. Kjo per arsye se kemi nje veprim intensiv mbi te. Nuk mungojne shkarravinat e stilolapsit te cilat e bejne te duket shume e ndotur. Kolinozi eshte zgjidhje. Mjafton ta lyeni me pak kolinoz njollen dhe ta ferkoni me nje lecke. Ajo do te pastrohet teresisht. (Me kete metode nuk mund te largoni njollat e medha. E kemi fjalen vec per njollat e stilolapsit).
6-Riparon gervishtjet e ekranit te telefonit.
Celulari eshte paisja qe mbahet ne dore gjithe kohen. Gervishtjet nuk mungojne ne pjesen me te madhe te touchit. Cfare mund te beni ne kete rast? Mjafton te vini nje shtrese kolinozi mbi ekran. Ta lini 1 minute dhe ta fshini me nje lecke. Ai do arrije te rregulloje te carat apo gervishtjet e vogla. Mjafton ta pastroni mire kolinozin qe te mos mbese neper ekran. (Kjo metode mos pritni te ju rregulloje xhamin e thyer!!!)
7-Pastron ndryshkun tek rubinetet.
Ju ka ndodhur te ju ndryshken pjeset e lavamanit. Sidomos aty ku uji eshte ne levizje. Nuk keni pse te perdorni lucione te ndryshme. Kete problem e zgjidhni me kolinoz. Ferkojeni me nje furce me force. Ndryshku do te zhduket teresisht.