
Gjuha shqipe, dokumenti i pare i gjetur.
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca. (U degjua nje ze qe bertiste nga malet, ne gjuhen shqipe), Ragusa (Dubrovnik) (14 korrik te vitit 1284 ?). Keto ishin fjalet e Matheus, te birit te Markut. Ai u shpreh keshtu kur u thirr si deshmitar i nje vjedhjeje qe u be ne shtepine e Petro del Volcio nga Belena. Kjo deshmi gjygjesore eshte dokumenti i pare i arkivuar i ekzistences se gjuhes shqip.
Deri ne zbulimin e ketij dokumenti kane qene ditur per :
- Formula e Pagëzimit (1462)
- Fjalori i Arnold fon Harfit (1497) dhe
- Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV – fillimi shek. XVI)
“Gjuha-Shqipe” shfaqet e dokumentuar per here te pare pas periudhes se erret te mesjetes, ne brendatoken e Republikes se Raguzes (Kroaci/Bosnje-Hercegovine). Arberit dokumentohen si nje komunitet gjuhesor qe ne vitin-1043 nga historiani bizantin “Mihal Ataleiates“. Gjate kryengritjes se ketij populli autokton (Albanoi), kunder Perandorise Bizantine (Durres-Kruje) etj.
Arberit dolen nga erresira e mesjetes duke trumpetuar me zerin e tyre te fuqishem. Keshtu donin ti tregonin botes qe”Iliret nuk jane shuar nga inkursionet e hordhive barbare sllave. Ky Komb i pavdekshem, kishte lene trashegimtaret e tij te pamposhtur: Arberit.
Albanologu i shquar kroat “Milan von Sufflay” shkruan:
“Dihet se Malesoret Shqiptare, mund te merren vesh me njeri-tjetrin me thirrje nga largesi te medha, nga mali ne mal. Ky zakon i natyrshem eshte shume i vjeter dhe gjendet ne te gjithe popujt qe banojne ne zonat malore. Kudo ka vepruar ai, ne pershtatjen e gjuhes per te folur ne largesi, ne drejtim te elizionit, kontraksionit dhe gjymtimit te fjaleve.
Parimi i emrave te pervecem te gjate indoeuropiane, sipas te cilit keta formojne kompozita dhe i cili eshte ende i dukshem tek Iliret e vjeter, ka humbur tek Shqiptaret si dhe tek malesoret e tjere Ariane (Frigjia & Armenia). Kjo ndoshta nga shkaku i te folurit ne largesi te medha! Nga gjuha e Baskeve ne Pirenej (Spanje/France), ky zakon krijoi gjuhen e komprimuar telefonike klasike. Por ky zakon, beri qe huazimet e Shqipes nga Latinishtja, te mbeteshin shume shpesh, vetem rrokje te theksuara.
*Gjate Motit te madh te Arberit ose Epoka e hyjnorit “GJERGJ KASTRIOTI“, Lufteraret Arber dhe rojet kufitare kishin sinjalet e tyre. Sapo dallonin levizjet e ushtrive armike osmane ne horizont, jepnin alarmin. Pervec sinjalizimit me zjarre, ata leshonin kushtrimin me ze te larte. Kjo menyre komunikimi me malesorin tjeter, i cili ndodhej ne malin perballe, ka rezultuar shume efikase duke paralajmeruar rrezikun ne kohen e duhur.
Sot, ky lloj komunikimi, pothuajse eshte zhdukur si rezultat i zhvillimit te teknologjise. Ne disa treva te thella dhe shume piktoreske si ne Dukagjin (Shkoder) dhe ne Kelmend (Malesi e Madhe), ky zakon ekziston akoma edhe sot. Praktikohet dhe kultivohet artistikisht edhe pas kaq shume kohesh.