
Besimtaret myslyman i perkushtohen seriozisht ketij muaji. Per ta eshte nje sakrifice qe duhet bere ne emer te fese qe i perkasin. Nderkohe qe disa te tjere e shohin si nje mundesi te mire per te ndryshuar pak formen trupore.
Por shume veta pasi e mbyllin kete muaj, e gjejne veten me disa kile me shume. Pse ndodh keshtu??
Ramazani eshte nje periudhe qe lehtesisht shton ne peshe. Sigurisht nese nuk i kushton rendesine e duhur vetes. Kjo shpjegohet me faktin se ju duhet te hani ushqim shume heret ne mengjes, dhe shume vone ne mbremje. C’ka do te thote se aktiviteti ne mes ketyre periudhave eshte goxha i vogel. Per pasoje nje pjese e mire e ushqimit depozitohet ne metabolizem menjehere. Ta mendosh se kjo ndodh per 1 muaj dite, eshte disi e frikshme per shendetin.
POR……..
Ne baze te studimeve shkencore te bera vazhdimisht, sollen konkluzione jo aq te pritshme sa me siper. Aty u tha efektet e agjerimit per organizmin e njeriut jane me rezultate shume te vogla. Pas ketij muaji, cdo njeri kthehet me lehtesi ne peshen trupore qe ka pasur para Ramazanit. Ramazani ofron mundesi per ata qe duan te bien nga pesha. Por duhet te ndiqet nje diete e ekuilibruar dhe e qendrueshme. Madje duhet vendosur qe kjo diete te respektohet edhe pas kesaj periudhe njemujore. Vetem keshtu rezultatet do te jene te pritshmet.
Keshtu duhet te vendosni ju se cfare doni te ndodhe me ju kete muaj. Nese doni te shtoni pak ne peshe eshte koha e duhur. Ama nese doni te hiqni sa kile pergatituni qe kjo te mos ndodhe per nje muaj. Ju duhet pak pune por qe do ja dilni shume thjeshte.