
Si te konvertoj nje video online. Clip Converter online. Tutoriale Shqip Falas.
Mund te ju kete rene nevoja shume here te beni konvertimin e nje videoje, dhe nuk keni ditur si ta beni. Do ju tregojme menyren me te thjeshte. Ta beni ONLINE, pa ndihmen e askujt.
Nje nga faqet me te mira per te kryer kete funksion eshte Clip Converter. Kjo faqe ju jep mundesine te konvertoni online nje video. Nese e keni ne kompjuterin tuaj, ngarkojeni. Nese eshte nje video qe doni ta shkarkoni nga YouTube apo nga ndonje faqe tjeter atehere jepni linkun.
Clip Converter do ta beje punen per ne. Para se filloni te beni cdo lloj pune duhet te keni parasysh se : Clip Converter nuk te jep mundesine te shkarkosh muzike. Kjo faqe shkarkon filma, dokumentare, video amatore etj.
Nese deshironi te shkarkoni MP3 nga YOUTUBE atehere klikoni KETU.
Per ata qe deshirojne te shkarkone video klikoni KETU.
Rasti i pare eshte kur duam te shkarkojme nje video nga YouTube ne formatin qe duam. Videon mund ta shkarkojme edhe nga faqe te tjera, jo vetem nga Youtube. Ne e dhame thjesht si shembull. Fillimisht shkoni te faqja zyrtare e YOUTUBE. Gjeni kengen qe deshironi ta shkarkoni. Pasi te keni klikuar me te djathten e miut mbi link (adrese), zgjidhni opsionin COPY.
Pastaj shkoni te faqja e Clip Converter. Linkun qe kopjuat bashkangjiteni (bejeni paste). Klikoni me te djathten dhe zgjidhni opsionin PASTE. Vazhdoni ne hapin tjeter duke klikuar CONTINUE.
Poshte adreses qe bashkangjitet, jane disa opsione te cilat po jua shpjegojme nje nga nje. Formatet e mundshme ne te cilat mund te konvertoni videon tuaj. Te njejten gje mund te beni edhe kur ju ngarkoni videon (beni upload) manualisht nga kompjuteri juaj.
Po ashtu ju mund ta shkarkoni videon edhe si audio.
Atehere le te fillojme me formatet audio te cilat kjo faqe i ve ne dispozicion. Nese ju zgjidhni nje nga opsionet e meposhtme, do te thote se shkarkimi behet vetem si audio. Dmth pa figure. Formati me i perdorur eshte mp3.
- mp3
- m4a
- aac
Nese deshironi qe te shkarkoni video atehere keni opsionet si me poshte :
- mp4
- 3gp
- avi
- mov
- mkv
Per kompjuterat tane opsioni me i perdorshem dhe i lexueshem nga shume programe eshte mp4.
Pasi te keni zgjedhur formatin e deshiruar mjafton te klikoni te butoni CONTINUE. Ne menune qe hapet keni mundesi te zgjidhni cilesine dhe madhesine e videos. Nje video qe 720 pixel eshte cilesi mjaft e mire. Normalisht qe sot kemi cilesi shume me te larta. Nese ju deshironi te shkarkoni videon ne nje cilesi me te larte atehere zgjidhni opsionin tuaj.
Pasi te keni mbaruar me zgjedhjet e deshiruara klikoni START qe te filloje procedura e konvertimit.
Pasi te mbaroj procesi i konvertimit do keni opsionin DOWNLOAD. Ky eshte edhe hapi i fundit. Video e konvertuar do te filloj te shkarkohet ne kompjuter. Per te shkarkuar nje video tjeter beni te njejtat hapa.