
At Gjergj Fishta profetizonte mbi ditet e sotme kur po lulezon sistemi i antivlerave.
M’kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n’krye të vendit.
Njerzt e kenun u poshtnunë,
Metën t’urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t’bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën.
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqypnis zani atbotë i humi,
T’huejt mi qafë ia vunë themrën.
E’e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet ia lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s’e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort,n’mendje,e konisen.
Msue gjithmonë me ndrrue llomin.
E njikshtu, qitash, njaj i cilli,
S’e la mrendë e detit vala,
S’e la ferri, toka e qilli,
N’ Shqypni majet porsi njala.