
Kek i thjeshte me molle. Receta gatimi te shijshme.
Perberesit :
- 3 kokrra molle
- 3 veze,
- 2 filxhane caji sheqer
- 2 filxhane e gjysem caji miell
- 3 filxhane caji qumesht
- 9 luge vaj luledielli
- 1 luge e gjysem kafeje me pluhur fryrjeje
Pergatitja :
Si fillim e ndezim furren ne 180 grade sepse na duhet e nxehte.
Ne nje tas rrahim me rrahese vezesh, vezet dhe sheqerin. Kjo rrahje duhet te zgjase 4-5 minuta. Pastaj shtojme edhe qumeshtin dhe vajin. I rrahim perseri. Nderkohe qe shtohet mielli dhe pluhuri per pjekje. (Perzierja nuk nderpritet)
Mollet i qerojme dhe i ndajme ne kubik. Disa pjese i ndajme ne feta per ti vene ne siperfaqe. Kubiket e molleve i hedhim ne brume dhe i perziejme me nje luge.
Marrim nje tave , e lyejme me gjalp dhe e sperkasim me pak miell. Hedhim brumin e pergatitur. Ne siperfaqe veme fetat e molles.
E veme te piqet ne 180 grade per 45 minuta. Kur te kete marre ngjyre te kuqe e mbulojme me leter kuzhine dhe e leme edhe per 10 minuta. (Qe te piqet teresisht perbrenda).
Kur te jete pjekur hiqeni nga tava qe te mos ujtesoje. Pasi te jete ftohur pak, priteni ne porcione.
Ju befte mire!