
Disa gjera qe do i benit vetem per te lumturuar te dashurin/en tuaj.
Kush nuk do qe partnerin/en ta beje te ndihet mire. Te gjithe pa perjashtim! Sigurisht qe lumturia ne cift eshte primare. Dhe eshte pikerisht ajo qe e ben nje lidhje te shendetshme. E rendesishme eshte te gjendet komunikimi i perbashket. Pastaj respekti per njeri-tjetrin eshte dashuri me vete. Nese e keni gjetur njeriun e duhur sigurisht qe duhet te ndiheni me fat. Por nuk e di nese e keni vene re se keni ndryshuar per te. Ndryshim per mire normalisht… Mund edhe te keni hequr dore nga shume-cka vetem qe te jeni bashke. Po cmenduri keni bere? Jane kaq pasionante cmendurite qe ndermerren ne emer te dashurise.
Ndaj edhe ne kemi vendosur te paraqesim disa gjera qe vetem te dashuruarit i bejne.
- Te vraponit neper shi ne mes te nates. (Jam e bindur qe askush nuk do e bente per dike tjeter. Ama kur behet fjale per ate qe iu ka marre zemren, nuk mendoni dy here.)
- Do ndryshonit shtepi per te. (Sigurisht qe do largoheshit nga prinderit vetem qe ta keni ate prane.)
- Play lista juaj muzikore, do mbushet me kenget e tij/saj te preferuara.
- Do braktisnit ekipin e preferuar te futbollit, vetem qe te jesh si ai. (Fatkeqesisht, meshkujt nuk e bejne kete gje. :/ )
- Edhe mund te hiqni dore nga shoqeria vetem per te.
- Nuk do ja pertonit te benit cmenduri per te ne publik.
Keto jane disa nga cmendurite qe do benit per te. Ndoshta ju keni bere shume me shume sesa kaq. Sakrificat qe behen per hir te dashurise jane nga me te ndryshmet. E asnjehere nuk pendohemi per to, edhe nese rezultati nuk ka qene ai i pritshmi. Gjithcka do donte cdo i dashuruar, eshte te surpizohej gjithmone prej te njejtit person.
“Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!”