
Festime per Vitin e Ri ne Nju Jork.
Nje nder festat ne te medha per fundvitin zhvillohet ne sheshin e famshem “Time Square” ne Nju Jork. Ulja spektakolare e topit te kristalte ne syte e me shume se nje milion njerezve finalizon ardhjen e vitit te ri. Ky skepktakel
eshte kthyer tashme ne nje tradite qe ekziston ketu e pothuaj njeqind vjet. Madhesia e topit te pare ka qene 1.5 metra. Pesha e tij diku te 300 kilograme.
Me kalimin e viteve gjithcka ka ndryshuar. Topi tashme eshte 3 metra e gjysem diameter. Pesha e tij kalon mbi 5 ton. Topi ka rreth 32 mije drita. Copezat e kristalit ne perberjen e tij jane mbi 2500. Kete vit, ky top i quajtur “Dhurata e qetesise dhe paqes”, perbehet nga kistalet “Waterford” qe prodhohen nga firma irlandeze me te njejtin emer. Eshte quajtur keshtu sepse viti 2017 ishte nje vit plot veshtiresi dhe zemerime – shprehet presidenti i Times Square Alliance, Tim Hopkins.
Fluturat e nderthurura jane disa detaje te cilat mund ti shikoni nese afroheni dhe e shikoni topin nga afer – thote Tom Brennan, perfaqesues i kompanise Waterford Crystal. Zbritja e topit ne oren e nderrimit te viteve eshte vetem nje pjese e festes. Per kete aktivitet shpenzohen pothuaj nje milion dollare.
Jeff Strauss, perfaqesues i kompanise Countdown Entertainment zbulon disa gjera nga programi festiv i ketij viti. “Ndricimi dhe ngritja e topit do behet ne oren 18.00 ne sheshin Time Square”. Pjese e ketij programi festiv
do jete edhe edhe shfaqja muzikore.
Kete event e ndjekin drejtperdjrejt ne te gjithe boten nga ekrani televiziv mbi 175 milion njerez.