Perralla Arabe. Embelsira me e vecante e te gjithe koherave. Receta gatimi.
Perberesit per pergatitjen e kores :
- 3 veze
 - 150 gr sheqer
 - 150 gr gjalp
 - 4 luge gjelle kakao
 - 25 gr miell
 - nje qese pluhur per simite
 
Perberesit per fillin e embelsires :
- 1 limon
 - 2 l qumesht
 - 5 luge gjelle griz gruri
 - 150 gr gjalpe
 - 200 gr sheqer
 
Dekorimi :
- 100 gr cokollate dhe arra të grimcuara
 - 40 gr gjalp
 - luge gjelle vaj
 - 6 luge gjelle qumesht
 
Pergatitja e embelsires :
Per te bere kores si fillim tundim vezet dhe sheqerin. Shtojme ne to edhe kakaon dhe i perziejme mire. Do na formohet nje mase e lengshme ngjyre kafe.
Ne nje ene tjeter perziejme miellin me pluhurin per pjekje. Shtojme gjalpin. E perziejme me dore. Pastaj shtojme edhe masen e vezeve me kakao. E ngjeshim kete brume me dore.
Kete mase e ndajme ne tre pjese. E hollojme koren me dore duke e shtypur. I veme ne tepsi te cilen e pyejme me gjalp. Pastaj e pjekim ne 180 grade per 15 minuta.
Pergatisim fillin. Ziejme ne zjarr te avashte qumeshtin. I shtojme sheqerin gradualisht duke e perzier.
Pasi te valoje, zvogelojeni zjarrin dhe shtoni grizin e grurit. Perzierja nuk nderpritet derisa te dendesohet.
Perziejme lengun e limonit me gjalpe. E bashkojme me grizin dhe e punojme ne mikser.
Lyejme fillin e kores se pjekur me kete mase. I rendisim te treja njera mbi tjetren.
Ne fund shkrijme cokollaten, gjalpin, dhe kakaon. Iu shtojme qumeshtin dhe pak vaj. Dhe kete mase ia derdhim siper 3 filleve te koreve. E si perfundim iu hedhim arrat e copetuara siper.
Perralla arabe eshte gati!
(Pasi te kete pushuar 1 ore mund ta ndani dhe ta servirni).
JU BEFTE MIRE!
