
Biskota me arome limoni. Receta gatimi.
Perberesit :
- 150 gram gjalp i zbutur
- 150 gram sheqer
- 2 veze
- 1 limon
- 150 gram miell
Pergatitja:
- Si fillim duhet ta ngrohim furren ne 180 grade.
- Ne nje mikser hedhim gjalpin dhe e rrahim mire.
- Shtojme ne te sheqerin dhe vezet.
- I rrahim derisa te jete bere nje mase e njetrajtshme.
- Qerojme limonin nga lekura dhe lekuren e grijme sa me imet te mundemi.
- I hedhim edhe lekuret, edhe lengun e limonit ne mikser.
- Nderkohe ne fund, shtojme miellin.
- Duke e shtuar dhe duke i rrahur pa nderprerje.
- Keshtu do na formohet nje brume pa kokrriza.
- Lyejme nje tepsi me gjalpe dhe rendisim brumin ne forma sipas deshires.
- I lyejme persiper me gjalpe dhe i veme te piqen per 20 minuta.
- Kur te jene pjekur servirini, me pak pluhur sheqeri siper.
JU BEFSHIN MIRE!