
Gjelle me presh dhe mish te grire te thjeshta.
Perberesit :
- 120 gram mish i grire
- tre thelpinj hudher
- nje kokerr qepe
- 100 gram djathe i bardhe ose si te doni ju
- dy gota ajke, ose pana
- dy luge salce domateje
- dy kokrra veze
- nje filxhan vaj
- piper, majdanoz, kripe
Pergatitja :
Marrim nje ene te gjere dhe e vendsosim ne zjarr me vaj. Hedhim ne te mishin e grire dhe gjysem gote uje te vaket. I leme te ziejne bashke. Marrim preshin, e pastrojme dhe e ndajme imet. Ndajme edhe qepen, edhe thelpinjte e hudhres. Marrim nje tjeter ene dhe hedhim vaj. Shtojme ne te me radhe, hudhre. Pastaj qepen. E ne fund preshin. Lihen te skuqen se bashku.
Mishin e heqim nga zjarri. Kullojme lengun qe ka dhe ua shtojme qepeve dhe presheve.
Dy kokrrat e vezeve i rrahim bashke. Ne to shtojme ajken, ose panen. Perzihen mire bashke dhe u shtojme djathin te cilin e kemi copetuar. Masen kremoze qe pergatitem ua shtojme preshve dhe mishit. Nese deshironi ne kete rast mund te shtoni edhe pak salce. Mbetet ne deshiren tuaj.
Sipas deshires shtojme kripen, edhe piperin e rigonin. Nuk hedhim me asgje. U vendoset kapaku dhe me zjarr mesatar dhe lihen te ziejne edhe per gjysme ore.