
Embelsira dimerore qe nuk iu shendosh. Receta gatimi.
Perberesit :
- 5 kokrra molle
- 1 filxhan caji rrush i thate
- nje filxhan caji sheqer i zi
- gjysem gote uje liker
- pak vaj ulliri
- nje gote uje
Pergatitja :
Si fillim duhet te hedhim rrushin e thate ne liker. I leme per 20 minuta te marinohen bashke.
Marrim mollet. Me ndihmen e thikes i pastrojme nga pjesa e brendshme. Ju heqim farat dhe nje pjese te mishit.
I mbushim keshtu me rrushin e thate qe eshte ne liker, dhe me sheqer te zi. Pastaj i lyejme me pak vaj ulliri.
I vendosim mollet ne nje tepsi. Ju shtojme edhe nje gote uje. I mbulojme me leter kuzhine dhe i fusim ne furre. Pjekja behet ne 180 grade per 30-40 minuta.
Pastaj fikim furren. I nxjerrim nga tepsia, dhe i sperkasim me pak liker e kanelle. Embelsira dimerore eshte gati.
Ju befte mire!