
Përbërësit
- gjalpe
- 200 gr lekure portokalli
- 190 gr shqer
- cokollate (copëza)
- 100 gr miell i tipit 00
- 100 gr niseshte
- 40 gr miell misri (i hollë)
- 3 veze (të verdhat)
- 1 veze
- gjysmë bustine maja embelsirash
- drithera
- mjalte
- kripe
Përgatitja
1
Për të përgatitur këtë recetë, prijeni lëkurën e portokallit në feta, hidhini në një tigan, mbulojini me ujë, lëreni të ziejë dhe kullojeni.
2
Përsëriteni këtë veprim për 2 herë të tjera, më pas karamelizojini në tigan me 90 gr sheqer dhe 3 lugë mjaltë; shpërndajeni më pas në një vazo dhe lëreni të ftohet.
3
Përziejeni miellin me niseshten, majanë e birrës dhe pak kripë. Punojeni me dorë me të verdhat e vezëve, vezën dhe gjalpin.
4
Në fund bashkoni copëzat e çokollatës, 100 gr sheqer, punojeni mirë dhe më pas bashkojeni me copat e portokallit, të ftohta. Ndajeni në copa të gjithë masën dhe vendoseni në një tavë të mbuluar me letër gatimi, në distancë nga njëri-tjetri, hidhuni sipër drithëra në formë floku bore.
5
Futini në furrë përreth 10 minuta. Hiqini dhe lërini të ftohet, më pas shërbejini.