
Patatina te shijshme. Receta gatimi.
Te gjithe ndihemi pak femije kur behet fjale per patatina. Na pelqejne dhe na tundojne me aromen e tyre. Por jo gjithmone jane te shendetshme. Kjo per shkak te ambalazheve, apo edhe konservuesve. Ndaj ndonjehere nuk duhet te pertojme ti bejme vete gjerat. Edhe patatina eshte shume e thjeshte ti beni. Ja cfare ju nevojitet.
Perberesit :
- Patate
- Vaj
- kripe
- piper, rigon.(ose erezat tuaja te preferuara)
Pergatitja :
Na duhet qe te presim sa me holle patatet. (Perdorni thikat e mprehta te mishit. Ose nese keni preres patatesh te imet, atehere merrni nje te tille).
Sikur i keni rriskat e patateve verini ne uje te ftohte, dhe lerini per nje ore. (Kjo sherben per forcimin e patates dhe nuk e lejon te prishe formen ne tigan).
Vini nje tigan me vaj dhe lereni te nxehet plotesisht. Vendosnji nje shtrese me feta te patateve. (Nuk duhet te vini shume patate njeheresh. Dhe duhet qe para se ti hidhni ne vaj ti fshini me leter kuzhine qe te mos kene uje).
Pasi te skuqen ne te dyja anet hiqini. Verini mbi leter kuzhine perseri qe te thithet vaji. Hidhni kripe, piper, rigon. (Apo erezat qe ju keni zgjedhur per shije). Keshtu veproni me te tere patatet qe keni grire.
Lerini te ftohen ne nje kupe dhe mund ti shijoni. Ne kete rast shoqerojini me salce kosi ose me ketch up.