
Jam trishtuar. Jam trishtuar sepse asgje nuk po shkon sikur duhet. Kam mbyllur facebookun. Nuk shoh me televizor. As lajmet nuk i shoh me. Kam frike te lexoj e te shoh cfare behet. Nuk kam me durim.
Eshte e frikshme te shohesh cfare po behet keshtu neper bote. Diku pasuri e tejkaluar. Diku varferi. Nuk dua te shoh me kontrastet e jetes. Pabesite e fatit. Valle pse po ndodh keshtu? A eshte e drejte? Po vdesin kaq shume njerez. Thua se natyra e ka destinuar fatin e tyre te jete i zi. S’kam me shpirt te shoh femije te gjymtuar. C’eshte valle kjo lufte keshtu? A ka lufte me te madhe se gjema e nenave. Se vajtimi i femijeve mbi trupat e copetuar te prinderve? Me thoni ka dhimbje me te madhe se pamjet e tmerrshme rrenqethese qe po shohim. Pse? Pse?
Pierre Corneille ka thene : Paqja prodhohet nga lufta!
Kishte te drejte ne fakt. Por kur e ka thene ai, lufta ka qene me qellime perfitimi. Per qellime kufinjsh. Zenie territoresh. Bllokim ekonomish. Fuqizim shteti. Po sot? Sot cfare po fitohet nga kjo lufte…… Asgje. Prandaj kam frike. Kam frike se kjo lufte nuk krijon dot me kurre paqe. A gjen me paqe jetimi. Po femija i gjymtuar per gjithe jeten. E trupi i lene sakat? Si gjendet paqja se nuk e kuptoj..Mbase sot eshte shume larg nesh kjo lufte. Por kushedi cfare fati na sjell neser pas dere…
Lufta eshte ferr. – William T. Sherman.
Te drejte kishte kur e tha. Gjithashtu te drejte kemi edhe ne qe e mendojme. Lufta eshte Ferr. Ferr qe askush spo di ti gjeje fillin. Cfare e gjeti njeriu keshtu mor aman? Si u katandisem ne kete forme. Kush e meriton te shohe tmerr me sy. Cfare krimi kane bere ata femije kaq te pafajshem. Cili ligj natyre e vendosi kaq te shkurte fillin e jetes sone….
Eshte interesante, se si armet reflektojne shpirtin e perpunuesit te tyre.
Shpirt-zi. Tersli te gjithe ata qe shpiken armet. Bombat. Jeta duhet te jetohet jo te mallkohet. Historite jane pasuruar me rrjeshta qe lufta iu dha ndjenje. Shume faqe shletohen dhe shume zemra thyhen prej tyre. E cuditshme sesi kane arritur te lulezojne kaq kultura pas kaq shume shesh-luftimesh. Si ka mbire bare mbi token e lare me gjak. Si jane degjuar te qeshura nen catite ku eshte vajtuar. Kuraja me e madhe gjendet ne shpirtin se beson. Tek ai qe beson ne ndryshim dhe ne miresi. Aty fillon paqja. Aty ku nese sheh arme e lufte mendon se do behet me mire. Ndryshimi nis tek ata qe kane shprese.
Lufta eshte vetem ikje qyqare nga problemet e paqes: -ka thene Thomas Mann.
Lexojeni mire kete thenie. Gjejeni pak me thelle kuptimin. Problemet e paqes ekzistojne. Edhe e mira ndonjehere na ben keq. Te kesh shume para do te shpenzosh edhe per keq. Te jesh shume i lumtur do grindesh edhe pa arsye. Patja e shume pushteti te ben edhe te abuzosh. Nuk mbahet akullorja ne dore pa u lepire ka thene populli. Keshtu qe edhe nese e mendojme ne nje drejtim e mira e madhe te prish rehatine. Duhet te mesohemi te punojme cdo dite nga pak. Jo njehere e pergjithmone. (Jo vetem ne kontekstin pune sigurisht.)
Ne luften moderne, do te vdesesh si qen per asnje arsye te mire.
Fatkeqesisht ka ardhur lufta moderne…Ernest Heminguei ka thene :- Ne luften moderne, do te vdesesh si qen per asnje arsye te mire. Keshtu a nuk eshte me te vertete? Keshtu a nuk po behet? Po! Supozojne se po vdesin per mire kaq shume njerez qe veteflijohen. Per ide idealiste. Dhurimi i jetes perendive. Besimi i tepruar e prish njeriun miku im. Si mund te ja lesh allahut ne dore jeten tende. Ti po copetohesh nga nje bombe per te? Po ku eshte ajo fryme fetare se te thote qe te vrasesh eshte hyjnore…. Sa organizoni luften, punoni per paqen!
Lufta asnjehere nuk vjen prej paqes. Edhe pse e themi edhe eshte e vertete se e mira e tepruar ben keq. Asnjehere nuk ben aq keq sa te gjeneroje ne lufte. Lufta shuhet vetem me paqe. Por s’mund te themi se paqja sjell vetem lufte.
Kam keqardhje…….. :'(
Ndihem keq per vdekjet e njerezve te pafajshem. Me dhemb shpirti kur degjoj femije te qajne. Ndjej keqardhje te shoh femije te trishtuar. Kemi nevoje per paqe. Te gjithe bashke mund te ja dalim. TE LUFTOJME…….Te luftojme me miresi per te sjelle paqe!!