
8 Marsi nuk eshte vetem dita e nenave, eshte Dita Nderkombetare e Femrave!
Sot eshte dita jote! Dita e femres. Je nje qenie unike. Nese bota do te kishte vec qenie qe ndjejne sikur ti, bota do te ishte me e bukur. Ti meriton te duhesh dhe te vleresohesh. Nuk eshte e drejte se jo gjithmone nuk vleresohesh per aq vlera sa ke. Nuk ekziston ne bote nje trofe qe te jape mirenjohjen qe ti meriton.
Eshte kjo nje dite qe mbart respekt, dashuri te pafund, per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre. Per ato qe naten e bene dite. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen, sa here shpirtrat tane renkojne. Sot ne kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e nenes sime, ne prehrin e nenave tuaja, ne ate preher ku loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera nenat tona.
Eshte kjo dite per ty, motra jone. Qenia me e dashur. Mikja e shpirtit per kedo. Te kesh nje moter ke qetesi ne shpirt. Ke sigurine qe asnjehere nuk do te mbetesh vetem. E nese dikush te do me gjithe shpirt, pa hile, pa interes ajo eshte motra. Pavarsisht gjithckaje, ajo do te dije te te fale. E nese e tere bota te kthehet kunda, ajo do te jete aty per te te mbeshtetur ty. Keshtu qe i gezofsh te gjitah ditet e lumtur motra ime. Falemnderit qe ekziston per ta bere jeten time te lumtur.
Gezuar edhe ju Femrave qe sot do te jeni duke punuar buken e femijes. Ju femrave qe do jeni duke fshire neper rruget e qytetit. Apo ju qe po kaperdini myk e bloze neper fabrika.
Gezuar edhe per ju gjyshe, qe asnjehere nuk u lodhet se kujdesuri per ne. Uroj qe kjo dite te jete e gezueshme dhe te keni afer te gjitha vajzat e mbesat. Eshte dita qe duhet te te falenderojme per dashurine e pazevendesueshme qe na jepni.
E se fundmi! Gezuar edhe ty femre, qe prehri nuk tu gezua asnjehere me nje femije. Ty qe jeton e vetme. Qe nuk ke ansjeri per ti thene miremengjes apo naten e mire. Sikur jeta te ishte e drejte me te gjithe ti nuk do te ishe kurre e vetme.