
Te gjithe i pelqejme bake rolls. Sidomos nese i shoqerojme me coca cola. Ne mbremje kur nuk kemi oreks per te bere asgje, na shkon mendja per baked-rrolls. Nuk keni pse te konsumoni gjera te paketuara. Ata nuk jane aspak te shendetshme per shkak te ambalazhit. Ja si mund te beni bake-rolls ne shtepi.
Perberesit :
- Nje gote miell gruri
- Gjysem gote miell misri
- 1 luge caji maja buke
- pak kripe
- 2 luge gjelle gajlp te shkrire
- salce, djathe i grire, vaj, rigon
Pergatitja :
Si fillim pergatisim brumin. Perziejme bashke miellin e misrit dhe te grurit. I perziejme me dore qe te dale mase e njetrajtshme. Pastaj ne miell hedhim edhe majane e kripen. Perzihen mire. Hapim nje grope ne mes, dhe hedhim uje. (1 gote e gjysem) Por mateni edhe me sy. Shtoni edhe gjalpin. Filloni ta punoni mire me dore. Do te behet nje brume i ngurte.
Merrni nje tepsi dhe vendosni leter kuzhine ne te. Lyejeni gjithandej me vaj. Ndajeni brumin ne toptha. Shtypini me dore mire qe te behet nje pete e holle. Sigurisht qe topat duhet te jene te vegjel. E mbi te gjitha te jene sa me te holle te mundshem.
Lyejini siper me vaj. Lyejini edhe me pak salce. Shtoni edhe pak djathe te grire. Erezat duhet te jene sipas deshires suaj. Une iu rekomandoj te hidhni rigon sepse do behen me te shijshme. (Pervec ketyre ju mund ti beni edhe vetem me djathe. Ose vetem duke i lyer me gjalpe. Shijen e zgjidhni ju.)
Keshtu futini ne furre ne 190 grade per 40 ose 45 minuta. Kur ti fikni provojini me dore nese jane ngurtesuar. Pastaj hiqini nga letra dhe vendosini ne pjate.
Mund ti shijoni te nxehta ose te ftohta. Shija do te jete e parezistueshme.