
Si behet trilecja? Si behet nje trilece.
Receta gatimi.
Perberesit :
- 10 kokrra veze fshati
- nje filxhan caji sheqer
- nje gote miell gruri
- 500 ml panna
- 300 ml qumesht panda
- 1 liter qumesht
- 300 ml karamel i shkrire
- pak vaj
Pergatitja :
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene.Sheqerin e hedhim ne mikserin e vezeve bashke em te bardhat e vezeve. I rrahim derisa te behet nje shkume e trashe.. Te kuqet e vezeve ne nje pjate i rrahim bashke. Pastaj i shtojme tek veza e bardhe dhe sheqeri. I perziejme gjithashtu bashke. Keshtu pasi te shohim se kemi nje ngjyre te njetrajtshme shtojme miellin.
Pergatitja e Brumit :
Dalengadale e perziejme ne menyre qe mos te humbase as volumi. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje. Keshtu masa e pergatitur nuk do te preket nga vaji. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te parangrohur ne 250 grade. Pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera.
Pergatitja e qumeshtit :
Nderkohe pergatisim perzierjen e qumeshtit. Ne nje ene per perzierje hedhim qumeshtin dhe qumeshtin panda. I perziejme fort derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. Masa e perftuar do jete e qarte.
Heqim pandispanjen nga furra. E kthejme permbys ne nje ene te thelle. ne kete menyra largojme letren e kuzhines per pjekje. Lihet te ftohet. Pasi te jete ftohur e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit siper. E ngopim me qumesht deri sa te mbulohet thuajse e gjitha. Pastaj ngrohim karamelin dhe ja hedhim siper. E rrafshojme neper te me nje shpatull guzhine. Keshtu edhe trilecia eshte gati! Lereni te ftohet dhe U BEFTE MIRE!