
Cfare nuk duhet te mungoje ne naten e sotme te krishtlindjes.
Mbremja e krishtlindjes! Nje mbremje qe kerkon paqe dhe harmoni familjare. Cfare nuk duhet te mungoje ne shtepi kete mbremje?
Se pari : Harmonia familjare.
Perpiquni te beni cmos per te qene te lumtur. Leri pas te gjitha merite, inatet… Mendo per gjithcka qe te ben te lumtur. Perpiqu te japesh energji pozitive tek familja jote. Gezoju gjithckaje qe ke. Ndihu me fat per gjerat qe iu gezoheni ne kete mbremje.
Se dyti : Nje shtepi e ndriquar me ngjyra.
Bredhi i stolisur duhet te jete me patjeter. Ndizini te gjitha dritat qe keni vene ne te. Do u krijohet nje atmosfere shume e ngrohte. Duke patur shume ngjyra neper dhome do krijohet edhe alegri.
3. Qirinj te ndezur.
Neper dhome duhet te keni ndonje qiri te ndezur. Ne tryeze duhet te kete domosdoshmerisht. Nese i vendosni prane simboleve fetare do duket shume bukur. Lutuni per shendet, per mbaresi. Lutuni per ata qe sjane me. Dhe mos i shuani qirinjte derisa te shuhen vete.
4. Peshku ne tavoline.
Tradita thote qe nuk duhete te hahet mish per krishtlindje. Eshte dicka e ndaluar per fene katolike. Nata e krishtit eshte ajo nate e vitit qe duhet te hahet vetem peshk dhe groshe. Mos hani bulmetra, as veze. Duhet te keni me patjeter peshk te gatuar sipas deshires suaj ne tavoline.
5. Bakllava pas mesnate.
Beni bakllavane tradicionale. Por mos hani para mesnate. Ajo ka veze dhe gjalp prandaj nuk duhet ta konsumoni ate. Pas ores 12 te nates, sigurisht qe mund ta shijoni. Dhe eshte mire qe te mos mungoje ne tavolinen tuaj.
6. Deshira per te ndare me te tjeret.
Falni dhe dhuroni tek ata qe s’kane. Ndoshta dikush nuk ka shume per te vene en tavoline. Jepini dicka nga gjerat e tua. Mos te dhimben sepse do te kthehen ne nje ane tjeter. Ndani ate pak qe keni me ata qe s’kane aspak. Miresia asnjehere nuk te varferon!
Keto jane disa nga gjerat qe nuk duhet te mungojne ne kete nate ne shtepine tuaj. Do ishte mire qe ti kishit te gjitha. Mbi te gjitha urojme te keni sa me shume lumturi dhe dashuri familjare. Harroni gjithcka sonte. Edhe nese keni majft arsye per tu zene me dike, mos e beni! Edhe nese duhet te beni nje pune, mos e beni. Lini cdo angazhim per te qene prane familjes. Dhurata me e madhe qe mund ti bejme dikujt, eshte nje arsye per te buzeqeshur. Gezohuni ne kete nate!
Gezoni kedo keni prane!